Kërcënohet miliarderi George Soros, gjendet një pako me lëndë shpërthyese në shtëpinë e tij

Kërcënohet miliarderi George Soros. Një pako me lëndë shpërthyese është gjetur në shtëpinë e Soros në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Pakoja me lëndë shpërthyese është gjetur në kutinë postare të manjatit.

“Një punonjës i rezidencës hapi pakon, duke zbuluar bombën shpërthyese”- tha një zyrtar i Departamentit të Policisë në Bedford për ‘New York Times’.

Pas mbërritjes së policisë është kryer shpërthim i kontrolluar i pakos. Mësohet se vetë George Soros nuk ka qenë në shtëpi kur ka ndodhur ngjarja.

Soros është bërë një objektiv i shpeshtë për kritikat nga grupet e krahut të djathtë për mbështetjen që u jep kauzave liberale.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne