Shqiperia

Djegia e mandateve dhe ngërçi politik, Brukseli bëhet gati të ndërhyjë në Tiranë

Brukseli duket se po bëhet gati që të ndërhyjë në Shqipëri, një ditë pas dorëzimit të mandateve të deputetëve të opozitës.
Një delegacion i përbërë nga disa deputetë të grupimeve të ndryshme të Parlamentit Europian do të vijnë të mërkurën e ardhshme në Tiranë për të parë nga afër situatën e krijuar nga vendimi që ndërmori opozita shqiptare.

Deri më tani situata politike ndodhet në vendnumëro pasi askush nga palët nuk ka bërë asnjë përpjekje minimale për dialog apo ndërmjetësim të kushteve të tyre. Opozita qëndron në “cepin” e saj për nevojën e rrëzimit të Ramës, kurse ky i fundit qëndron në “cepin” e tij duke folur se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme dhe as rrëzim të qeverisë.

Pritet që delegacioni i cili do të vijë javën e ardhshme në Tiranë të tentojë të ndërkallë të dy kampet politike më pranë njëra- tjetrës për të arritur në një klimë që mund të mundësojë bashkëpunimin.