Shqiperia

Protesta e opozitës pasqyrohet në ‘Euronews’: Mijëra para Kuvendit për lidhjet e qeverisë me krimin e organizuar

Protesta e djeshme e opozitës së bashkuar bëri jehonë në disa media të njohura ndërkombëtare.

E zhvilluar mbi tri orë në qendër të Tiranës, pa u shënuar asnjë incident dhe nisur nga kauza e saj, protesta u pasqyrua edhe nga  ‘Euronews’, e cila risjell me titullin: Protestat reja të opozitës në Shqipëri për akuzat e lidhjeve të qeverisë ndaj krimit të organizuar”.

Artikulli i plotë:

Mijëra protestues e rrethuan ndërtesën e parlamentit të Shqipërisë në kryeqytetin e Tiranës të enjten ndaj qeverisë me pretendimet e korrupsionit dhe lidhjet me krimin e organizuar.

Partitë e opozitës në vend kishin bërë thirrje për protesta të reja pas përleshjeve me policinë në një tubim të shtunën e kaluar, kur turmat sulmuan zyrën e Kryeministrit Edi Rama. Policia përdori gaz lotsjellës për t’i mbajtur ata larg, ndërsa nga ana tjetër Rama tha se nuk do të japë dorëheqjen dhe se nuk do të ketë zgjedhje të reja.

Qindra policë ishin në detyrë rreth parlamentit të enjten të rrethuar me tela me gjemba, kurse seanca plenare e ditës u anulua.

Dorëheqjet

Anëtarët e opozitës, të udhëhequr nga Lulzim Basha, kreu i Partisë Demokratike kanë nënshkruar dorëheqjet dhe po kërkojnë zgjedhje të parakohshme. Basha u tha gazetarëve përpara tubimit:

“Opozita parlamentare ka vendosur njëzëri të djegë mandatet e saj parlamentare dhe sot është një ditë kur do të depozitojmë këtë veprim të paprecedent për të nisur procedurën e heqjes nga mandatet e një parlamenti që nuk është produkt i votës së popullit , krimi i organizuar bashkëpunon hapur me qeverinë aktuale. Tani do të udhëheqim një betejë qytetare, paqësore dhe demokratike për të rivendosur legjitimitetin dhe demokracinë në Shqipëri “.

Një deklaratë e ambasadës amerikane në Tiranë u bëri thirrje mbështetësve të opozitës “të ushtrojnë në mënyrë paqësore të drejtën e tyre të protestës dhe të refuzojnë dhunën” dhe qeverinë “të praktikojnë përmbajtje”.

OPINIONE