DO RIDIZAJNOHET ÇËSHTJA KOSOVË-SERBI!

Siç thash edhe më parë se 99% të Qeverive të Ballkanit janë filo Sorosoide dhe filo Bill Gejtisiane siç janë Tirana, Beogradi, Prishtina, Podgorica, Shkupi, Sofja e tjera  vende dhe para planit të azhurshëm amerikan Albin Kurti është i papranueshëm i cili prish planet blic të rifilluara nga SHBA si proces i përshpejtuar të përmbylljes së çështjeve të hapura në rajon e veçmas atë Kosovë – Serbi. Dmth, Amerika paravetes do të pastroj terrenin nga çdo pengesë me një lëvizje vertikale Lartë Evropës drejt poshtë Ballkanit si përgaditje për Luftën e Madhe në Mesdhe. Albin Kurti i pafat në pushtet erdhi në momentin më të paduhur sepse politika e jashtme e SHBA’s pësoj rikthes radikale dhe morri anën e serbisë dhe palët patjetër do viktimizojnë territore që të tejkalohet më shpejt ky problem. Bota po ndryshon dhunshëm, dhe është futurë në katrahurë don apo sdon. Situata momentale e Botës është koklavitur keq ndoshta është ‘’Lufta e Katërt Botërore’’ me Armë Biologjiko-Dixhitale. Pasi të çohet pluhuri ‘’Corona’’ do të shihet më qartë!

Dua të them se kriza Kosovë-Serbi arriti kulminacionin e saj përfundimtar në lidhje me politikën e saj më kritike pas asaj të vitit 1913, kur u copëtuan tokat sqiptare që sërish regjia e re e sotme kërkon ‘’Haraç’’ të ri Territorial nga shqiptarët që kulminoi me rrëximin e Qeverisë së Kurtit shkaku mocionit të LDK-së e fabrikuar pas pandemisë COVID-19 me zbritjen e ushtrisë amerikane në Evropë e Kosovë si parandalim të përhapjes së konfliktit ndërshtetëror me përmasa të pakontrolluara [mundësisht vetëm sporadike].

Edhe emisari (special) i SHBA-së i dërguar për dialogun Kosovë-Serbi i cili kërkon sa më shpejtë të marrin fund negociatat të tejzgjatura ngase SHBA nuk ka kohë për pritje. SHBA dëshiron të implementoj shpejtë marrëveshjen Thaçi-Vuçiq derisa qëndrimi i ngurt i Kurtit krizën mes dy vendeve fqinje mund të përshkallëzoj në përmasa të paparashikuara dhe ai duhej të shkonte, dhe SHKOI.

Tani Thaçi i zgjedhuri si krahu i butë duhet të shpëtoj Vuçiçin nga ”Linçimi serb” sepse ka kohë që Kosova është njohur si shtet i pavarur nga SHBA, kësaj i është bashkangjitur edhe Rusia që më vitin 1990 dhe tani ‘’topi’’ është në duartë e Vuçiç i cili zyrtarisht duhet të shpall Kosovën shtet të pavarur, por për serbët kjo do të thotë thikë pas shpine ose ”Mega Tradhëti”. Prandaj, është ”i zgjedhuri” Thaçi që do menaxhoj këtë situatë kritike duke i dhuruar territor nga Kosova për ta shpëtuar sadopak Vuçiç nga linçimi i popullit serb dhe Kishës militante serbe.   

Pra, është e vërtetë se Amerika nuk është për shqiptarët por vetëm për interesin e vet personal /nacional/ ngase kurrë nuk do të investoj asnjë cent në ekonominë e Kosovës sepse askujt si jep para por vetëm merr, që nëse e do nevoja shqiptarët do të viktimizohen dhe pikë. Për momentin Amerika për shqiptarët ka parapar dy opcione; ‘’Luftë ose Luftë”. Prandaj, diplomacia amerikane rekomandon; zgjidhni luftën e madhe me Kurtin apo luftën e vogël me Thaçin! Në fund përpjekjet sërish do rezultojn me humbje territoritoresh nga veriu i Kosovës. Nëse do të këmbehen territore (sipas Marrëveshjes Thaçi–Vuçiç) Kosova do anëtarësohet në OKB e pranuar nga të gjitha vendet e botës.  /gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne