“Do të futemi në grevë”, Operatorët e Transportit Publik në protestë: Mbi 10 mijë punëtorë kanë mbetur pa punë

Operatorët e Transportit Publik ashtu siç edhe paralajmëruan kanë mbajtur protestë para Ministrisë së Infrastrukturës duke kërkuar që të miratohen kërkesat e tyre.

Ata theksojnë se nuk është dhënë asnjë zgjidhje dhe se vështirësitë tashmë janë më të mëdha pasi nuk mund të përballohet dëmi ekonomik.

“Edhe nëse do përplasemi me policinë sërish do të dalim Na ka shkuar thika në fyt. Në këtë lloj gjendje nuk mund ta përballojmë. Do të vazhdojmë protestën çdo ditë.

Transporti publik dihet së është rrezik, por rrezik janë edhe fasonet. Janë mbi 10 mijë punëtorë që kanë mbetur pa punë. Po vazhdojnë talljet.

Kështu është e pamundur të vazhdohet. Nëse kërkesat tona nuk plotësohen do të futemi në grevë. Të pranohet akciza e naftës për transportin.

Të bëhet një paktë e dytë për transportin. Duhet të pranohen kërkesat tona. Ka shumë persona që mbajnë familjen me këtë rrogë”, u shprehën ata./TPZ

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne