Do të vazhdojmë të forcojmë marrëdhëniet me Ukrainën

 Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan tha se do të vazhdojnë të forcojnë marrëdhëniet e tyre me Ukrainën.

Erdoğan dhe homologu i tij ukrainas, Petro Poroshenko, pas takimit mes tyre dhe takimit të Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik të Lartë mes dy vendeve, mbajtën një konferencë të përbashkët shtypi.

“Numri i turistëve të ardhur në vendin tonë nga Ukraina në vitin 2018 ka tejkaluar shifrën 1 milion”, është shprehur Erdoğan, duke theksuar se vendi i tij do të vazhdojë të forcojë marrëdhëniet me Ukrainën.

Ai më tej duke bërë të ditur se nuk kanë njohur dhe nuk do të njohin aneksimin e paligjshëm të Krimesë, tha se “Vendi ynë përzemërsisht është duke mbështetur procesin e reformave në Ukrainë. Suksesi i reformave është në dobi të të gjithë rajonit”.

Presidenti turk më tej deklaroi se shpresojnë që përleshjet në lindje të Ukrainës së shpejti do të zgjidhen me metodat paqësore dhe diplomatike. “Në takimet tona bilaterale dhe mes delegacioneve kishim rastin të trajtojmë edhe çështjet rajonale. Me këtë rast në mënyrë të fuqishme kemi përsëritur qëndrimin për mbrojtjen e sovranitetit, integritetit territorial dhe unitetit politik të Ukrainës”, u shpreh Erdoğan.

Erdoğan gjithashtu duke folur për praninë e organizatës terroriste FETO në Ukrainë, tha se “Pas 15 korrikut, autoritetet ukrainase kanë shprehur mbështetje duke treguar miqësi. Besojmë se në periudhën e ardhshme do të vazhdojë bashkëpunimi ynë për eliminimin e plotë të pranisë së FETO-s në Ukrainë”.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne