Rajoni

Dodë Gjergji e shpall veten shenjtor të Kosovës

Derisa punët për shugurimin e Katedrales po vazhdojnë me intensitet, punëkryerësit janë kujdesur të përfundojnë diçka – t’i pikturojnë Ipeshkvin Dodë Gjergji dhe Don Shan Zefin Kancelarin e Kishës si shenjtorë – barinj me duart lart që i flasin grixhës me dashuri. Në këtë mozaik, nuk mungojnë as drejtuesit tjerë të Ipeshkvisë, tashmë të ndjerë, Mark Sopi e Imzot Nikëprelaj, sikurse edhe Presidenti Rugova e Kardinal McCarrick, që e kishin vendosur gur-themelin e Katedrales Nëna Terezë në vitin 2005.

Kisha katolike e Kosovës po ngutet që të bëhet gati për datën 5 shtator, kur do të  shugurohet Katedralja Nëna Terezë, e cila ndodhet në qendër të Prishtinës. Në këtë objekt kulti, që mban emrin e një personazhi emblematik të shqiptarëve, Nënës Terezë, e cila është shpallur e shenjtë nga Vatikani, tashmë është vlugu i punëve. Por, drejtuesit e Kishës, Ipeshkvi Dodë Gjergji e Kancelari Don Shan Zefi, janë kujdesur që diçka të përfundojë më herët. Ata që do të marrin pjesë në shugurimin e Katedrales, më 5 shtator, që është edhe dita kur ka vdekur Nëna Terezë, përveç të gjallë brenda objektit, Dodë Gjergjin dhe Shan Zefin, do t’i shohin të pikturuar në mozaikët që janë përgatitur enkas për këtë shugurim. Gjergji dhe Zefi aty shfaqen sikur të ishin vetë apostujt e Krishtit me duar lartë dhe duke iu drejtuar grixhës.

Këtë pamje do të ketë rastin t’i shohë edhe kardinali Ernest Simoni, i cili në këtë ceremoni do të vijë si i dërguar i posaçëm i Papa Françeskut.

Njohës të religjionit, në kushte anonimiteti, i kanë thënë Gazetës Express se ky veprim është në kundërshtim me vetë parimet ungjillore, me vetë shembullin Terezijan dhe një imoralitet ndaj të gjithë besimtarëve dhe ndihmave që dhanë qytetarët për të ndërtuar një katedrale e cila denjësisht do të përfaqësonte jetën dhe veprën e saj.

“Ky protagonizëm i tepruar i krerëve të kishës katolike dhe keqpërdorim i tempullit të Nënës Terezë për lavdi personale e historike është në kundërshtim të plotë me atë që përfaqësonte Nëna Jonë, thjeshtësinë, bujarinë, modestinë“, ka thënë për gazetën një njohës i çështjeve të religjionit.

“Sidoqoftë, renditja e atyre figurave njëra mbi tjetrën të lë një shije të keqe, në pamje të parë nuk ke përshtypje se gjendesh brenda mureve të një shtëpie të Zotit, por më tepër në një galeri ku ekspozohen ngjarje tematike të  partizanëve që në emër të popullit dhe me paratë e popullit ndërtojnë lavdi e mbjellin përçarje ndërnjerëzore”, ka shtuar ai.

Në këtë mozaik, përveç Dodë Gjergjit e Shan Zefit nuk mungojnë as drejtuesit tjerë të Ipeshkvisë tashmë të ndjerë, Mark Sopi e Imzot Nikëprela, sikurse edhe Presidenti Rugova e Kardinali Kardinal McCarrick, që e kishin vendosur gur-themelin e Katedrales Nëna Terezë në vitin 2005.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/e-tepron-ipeshkvi-dode-gjergji-pikturon-veten-si-shenjtor-ne-mozaiket-e-katedrales-foto-427432/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

OPINIONE

INTERVISTA