Bota Sociale

Nacionalistët Rusë kërkojnë shtyrjen e vitit shkollor me rastin e Kurban Bajramit

Partia Liberale Demokratike e Rusisë ka hartuar një projekt-ligj që, nëse miratohet, do ti lejonte utoritetet komunale që të shtynin fillimin e vitit shkollor me një muaj. Nisma ka ardhur si rezultat i fillimit të orëve te mesimit që përkojnë me një festë të madhe muslimane.

Një nga sponsorët kryesorë të mocionit, deputetja Vadim Dengin, beri komente per “Parlamentskaya Gazeta” dhe tha se drafti aktual i dokumentit thote qe kuvendet komunale legjislative të lëvizin ditën e parë të vitit shkollor nga 1 shtatori në 1 tetor. Vendimi mund të merret bazuar në klimën, kushtet etnike dhe kulturore në një rajon të caktuar.

Dengin theksoi se shtyrja e vitit shkollor mund të ndihmojë “në përdorimin e sezonit të ngrohtë në mënyrë më efektive për rekreacion tek fëmijët”. Ajo gjithashtu tha se ligji lejon autoritetet rajonale që të lëvizin fundin e vitit shkollor me mbyllje një muaj përpara ose ta lënë atë aty ku eshtë dhe i detyron shkollat që të rregullojnë oraret e mesimit.

Ligjvënësja tha gjithashtu se kërkesa për një projektligj të tillë kishte ardhur nga rajone të ndryshme ruse
që prej disa kohësh. Megjithatë, hartimi aktual i tij ndodhi rreth një javë pasi mediat raportuan se një numër i shkollave të Moskës po shqyrtonin anulimin e ngjarjeve të 1 shtatorit, sepse këtë vit ato përkonin me festën muslimane te Bajramit, e cila njihet në Rusi me emrin turk Kurban Bayram. Shkollat në fjalë ishin të vendosura afër xhamisë qendrore të Moskës, dhe gjatë kësaj feste dhjetëra mijëra besimtarë mblidhem rreth saj për namaz masiv.

Një zëdhënës i Këshillit të Muftinise Ruse u tha gazetarëve se zhvendosja e fillimit të vitit shkollor
ishte propozuar nga Departamenti i Arsimit të Moskës, ndersa nënkryetari i Moskës i ngarkuar me politikën e
sigurisë dhe informacionit tha se autoritetet kërkuan lehtësi për mësuesit, nxënësit dhe prindërit e tyre, si
dhe për besimtaret muslimanë.

Autoritetet e rajonit të Bashkirisë, rajon i dominuar nga muslimanët raportuan më herët këtë muaj se fillimi i vitit shkollor do të shtyhet në kryeqytetin e saj Ufa sepse festimi i Bajramit përkon me 1 shtatorin.

Megjithatë, senatorët rusë e kundërshtojnë idenë. Një nga anëtarët e Komitetit të Dhomës së Përbashkët për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, senatori Oleg Kazakovtsev u tha gazetarëve se disa tradita nuk duhet të ndryshohen, duke shtuar se Rusia ishte një shoqëri laike. Një anëtar tjetër i të njëjtit komision, senatorja Liliya Gumerova u tha gazetarëve se projektligji ishte në kundërshtim me përpjekjet e parlamentit dhe qeverisë për të futur një “hapësirë arsimore” të vetme në të gjithë vendin./ gazeta impakt

burimi:rt

OPINIONE

INTERVISTA