Bota

Dokument bombë: Arabia Saudite urdhëroi sulmin ndaj aeroportit ndërkombëtar të Damaskut

Dokumenti “Top Secret” – është padyshim fakti më i sikletshem i provave të diritanishme

The Intercept ka publikuar një dokument të ri top sekret të agjencisë amerikane të sigurisë kombëtare (NSA) të nxjerrë nga dokumentet sekrete të ofruara nga Edward Snowden, i cili tregon qartë se opozita e armatosur në Siri kishte qënë nën komandën e drejtpërdrejtë të qeverive të huaja që në vitet e hershme të luftës në Siri, e cila deri tani ka shkaktuar gjysëm milioni viktima.

Dokumenti i fshehtë i inteligjences amerikane i cilësuar “Top Secret”, – është ndoshta prova më e hidhur dhe më e detajuar e cila na jep konfirmimin e rolit të drejtpërdrejte të Arabise Saudite dhe Amerikës në nxitjen e një kryengritje të armatosur e cila nisi me sulme të koordinuara ndaj civilëve, infrastrukturës, si dhe objektivave ushtarake me qellimin e vetëm, ndryshimin e regjimit. Raporti i NSA-së e ka burimin nga programi i diskutueshëm PRISM i cili i jep NSA-së mundësinë për të fshirë të gjitha komunikimet dhe të dhënat e shkëmbyera përmes ofruesve të shërbimeve të internetit në SHBA si Google. Dokumenti fokusohet në ngjarjet që ndodhen jashtë Damaskut në mars të vitit 2013.

The Intercept tregon se në një nga videot që luftëtarët e FSA të mbështetur nga Arabia Saudite kishin hedhur në YouTube, shfaqen raketa që hidhen drejt e në zonat civile të Damaskut në 18 mars 2013. Inteligjenca amerikane ishte ne dijeni të operacionit sekrert tri ditë përpara se te ndodhnin sulmet por megjithatë nuk i ndali.

Sipas dokumentit, ushtria e lirë siriane (FSA) u urdhërua ta “ndezë Damaskun” dhe “të rrafshojë” aeroportin ndërkombëtar të kryeqytetit sirian me urdhër të princit Selman bin Sultan, një anëtar i shquar i familjes mbretërore saudite i ngarkuar me mbikëqyrjen e operacioneve në Siri si oficer i lartë i shërbimeve sekrete të Arabisë Saudite. Dokumenti më tej tregon se “Sauditët dërguan 120 ton eksploziv dhe armë të ndryshme për forcat opozitare siriane për kryerjen e operacionit.

Raporti jo vetëm që konfirmon kryerjen e sulmit, por ai tregon se qeveria saudite ishte “shumë e kënaqur” me rezultatin: “Me sulmet kundër aeroportit, pallatit presidencial dhe vendeve të tjera në 18 mars”, thuhet në dokument. Gjithashtu e rëndësishme është se dokumenti konfirmon dijeninë paraprake të SHBA-së mbi sulmet në një aeroport të madh civil: “Raportimet i dhanë SHBA-së tre ditë paralajmërim për sulmet e 18 marsit 2013 (2 vjetori i revolucionit)”.

Sipas The Intercept, raporte të ndryshme lajmesh nga ajo kohë konfirmuan sulme të rëndësishme dhe dëme nga raketat e lëshuara nga FSA mbi zonat civile. Aeroporti ndërkombëtar i Damaskut jo vetëm që ishte qendra kryesore e transportit civil të Sirisë që përdorej nga miliona njerëz çdo vit përpara luftës, por ishte edhe qendra kryesore e fluturimeve komerciale ditore deri në mars të vitit 2013, kur inteligjenca saudite urdhëroi sulmet me dijeninë e amerikaneve.

Ja si raporton The Intercept:

“Një numër i videove të postuara nga mediat e opozitës siriane në ditën e sulmeve, tregojnë se luftëtarët rebelë hedhin raketa në të njëjtat zona të përmendura në dokumentin amerikan. Sulmet e marsit 2013 në Damask japin një shembull konkret të rolit që kanë luajtur qeveritë e huaja në realitetin e përditshëm të konfliktit. Një numër i videove të postuara nga mediat e opozitës siriane në ditën e sulmeve, tregojnë se luftëtarët rebelë hedhin raketa në të njëjtat zona të përmendura në dokumentin amerikan. Raportet e mediave lokale atë ditë përshkruan një sulm në të cilin raketat goditën zonën e pallatit presidencial, një degë të sigurisë së qeverisë lokale si dhe aeroportin e Damaskut. Një përfaqësues i Observatorit sirian për të drejtat e njeriut me qendër në Angli, citoi të nesërmen raportimet mbi sulmet, duke deklaruar se ata nuk ishin në gjendje të konfirmonin nëse sulmet rezultonin me viktima.
Një nga burimet arabe të lajmeve (Alwatan News me qendër në Lindjen e Mesme) në lidhje me ngjarjen raporton:
“Ushtria e Lirë Siriane shenjestroi Kafr Sousan (një zonë në Damask afër Mezzeh) dhe hodhi 24 raketa në aeroportin e Damaskut … 60 vetë vdiqën në sulmet e djeshme.”
Sulmet intensive vashduan përgjatë prillit dhe vazhduan deri në verën e vitit 2013 sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare të asaj kohe, Gjithashtu ato u konfirmuan edhe nga AFP.

 

Më poshtë është raporti i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare i publikuar nga The Intercept:

Përmbajtja e dokumentit të NSA në formatin e tekst dokument:

Ndërsa roli saudito-amerikan në nxitjen e kryengritjes xhihadiste në luftën e Sirisë ka qenë prej kohësh i dokumentuar, raporti i fundit i rrjedhur nga NSA jep prova të qarta se marrëdhënia midis kryengritësve anti-Asad dhe sherbimeve intelligjente të huaja kishte qënë më i drejtpërdrejtë dhe kishte ekzistuar më herët në kohë, sesa shumica e analistëve dhe ekspertëve besonin deri më sot. /  Gazeta Impakt

 

burimi:zerohedge

 

 

OPINIONE

INTERVISTA