DOKUMENTAT/ PD, Frida Krifca, para publike ndërsa shpërdoroheshin fondet e BE

Ish ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca dhe bashkëjetuesi i saj kanë shtuar pasuritë e tyre gjatë kohës që karriera e znj.Krifca lulëzonte, tha sot zëdhënësja antikorrupsion në PD, Genta Vangjeli.

“Ish-ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca, dhe ish-Drejtoresha e AZHBR, pas publikimit të skandalit me shpërdorimin e fondeve të BE, nën mbrojtjen e Edi Ramës nuk lihet jashtë rradhëve të administratës shtetërore dhe as nuk dorëzohet para drejtësisë”, tha Vangjeli ndërsa publikoi të dhëna zyrtare rreth pasurisë së Krifcës dhe bashkëjetuesit.

DETAJE

Kështu bashkëjetuesi deklaron pranë ILDKPI në 2020 tokë të shtuar arë 3 mijë m2 kundrejt vlerës 10 euro m2, ose total vlera 30 mijë euro, vendndodhja Farkë.

Fitim neto si subjekt tregtar 7.5 milion lekë ndërkohë që nga data e regjistrimit të këtij biznesi privat v.2019 deri tani nuk ekziston asnjë pasqyrë financiare e publikuar pranë QKB.

Biznesi tjetër aktiv i rregjistruar në v.2020 me pronar bashkëjetuesin e znj.Krifca, Lucom Projects shpk që ka të përfshirë në objektin e veprimtarisë edhe aktivitet tregtar të lidhur drejtpërdrejt me bujqësinë ndërkohë që bashkëjetuesja Krifca mbante detyrën zyrtare të Drejtorit të Përgjithshëm të AZHBR-së.

Lucom Projects shpk rezulton përfitues i fondeve publike konkretisht:

Sipas spending data, Bashkia Tiranë ka paguar këtë subjekt kundrejt vlerës totale 11 milion lek për vetëm 2 projekte kulturore “moving city Tirana 2022 dhe 2023”.

PD kërkon që hetimi i SPAK të zgjerohet.

“Përveç abuzimit me fondet e IPARD, SPAK të hetojë pasuritë e ish-ministres duke vlerësuar shkeljen e ligjit për konfliktin e interesit dhe përfitimin e fondeve publike edhe gjatë kohës së ushtrimit të detyrës shtetërore si ministër i Bujqësisë”, thuhet në deklaratën e PD. /Droni

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne