Dokumenti/ Anëtari i “Vettingut”, jurist i “Plepave” dhe me rezultate të ulta do bëjë “Vettingun

Nuk rreshtin të dhënat dhe dokumentet për anëtarët e komisionit të Vettingut, që do të verifikojnë pasurinë dhe profesionalizmin e sistemit të drejtësisë së re dhe do të bëjnë Vettingun e çdo prokurori apo gjyqtari.

Kështu, nga një publikim i listës së notave të një prej anëtarëve të komisionit të Vettingut, jo vetëm rezulton se ai ka bërë vetëm afërsisht një vit shkollë për jurist në atë që quhet “Plepat” në Durrës në vitet 1993-1994, por rezultati i notave lë shumë për të dëshiruar. Kështu në vazhdim të angazhimit për të bërë “Vettingun e anëtarëve të vettingut”, Lex Ferenda publikon sot një listë notash të një nga anëtarëve të zgjedhur të organeve të vetingut të dalë nga Shkolla e famshme e Plepave, ku Fakulteti i Drejtësisë përfundohej brenda pak muajsh… #reformanedrejtesi #veting #Kuvendi.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne