“Sekuestrimi i 613 kilogramë kokainë në Durrës është sinjalizuar nga DEA”. Janë fjalë të gazetarit Artur Çani i cili thotë se ka dokumenta që rrëzojnë pretendimin e kryeministrit Rama se kjo sasi droge u shpëtoi kontrolleve të agjencive të huaja dhe u kap nga shqiptarët.
“Ju siguroj që nëse nuk është mashtrim, është një gënjeshtër e madhe. Që në filllimi ku është nisur nga Kolumbia ka pasur një sinjalizim nga DEA. Ndoqi rrugën e vet kontenieri dhe të gjithë kontenierët që vijnë nga Amerika Latine, me të mbërritur në portin e parë Europian kanë “risk” të lartë. Në këtë “risk” është ndarë edhe ky kontenier” – tha Çani në FaxNews.
Sipas tij policia shqiptare u mjaftua vetëm me skanimin e gjithë mallit që ishte brenda, kur në fakt duhet të gjente destinacionin.
“U ringankrua dhe filloi të ndiqej duke u njoftuar Drejtoria e Hetimit Doganor. Ku e bazoj këtë? Është fatura që shoqëron mallin. Fatura që shoqëron mallin konfirmon kontrollin në Itali. Në këtë kontroll kanë marrë pjesë 5 persona të Guardia di Finanzza. Këtu kontrollin e bënë doganat dhe jo policia. U ndalua, u skanua, u mor vesh që kishte sasi droge, kur vajti në magazinë aty ndërhynë forcat policore. Për këtë kontenier ka pasur njoftim, është kontenier që është hapur më parë”, – tha gazetari Artur Çani.