Bota

Palestina vlerëson qëndrimin e Iranit kundër Amerikës dhe kundër sionistëve

Ambasadori i Palestinës në Teheran ka vlerësuar lartë qëndrimin e liderit suprem të Revolucionit islamik dhe të qeverisë së Iranit kundër Amerikës dhe kundër regjimit sionist.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, Salah Zavavi, ambasador i Palestinës në Teheran, në lidhje me rolin e diplomacisë së huaj të Iranit në veton ndaj projektrezolutës së Britanisë kundër Iranit, ka thënë: Irani është një vend i madh dhe politika që ky vend ndjek është një politikë islamike. Amerika më 26 shkurt kishte për qëllim në KS të OKB të akuzojë Iranin për dhënien e armëve për lëvizjen Ansarullah në Jemen, në vend që të akuzonte Arabinë Saudite për krimet që po kryen kundër popullit jemenas, ndërsa kjo rezolutë o mohua me veton e Rusisë. Ambasadori i Palestinës në Iran duke deklaruar që ka nderin që jeton në një vend që kërkon shkatërrimin e regjimit sionist, ka shtuar: Irani kur dëshiron të shoh interesin e vetë, atë interes e vendos në kuadër të Islamit./ PT