Dokumenti/ Ministria e Shëndetësisë firmos urdhrin: Baret, restorantet e fast food-et, të mbyllura deri më 3 prill

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka dhënë urdhër që të ndalohen një sërë aktivitetesh biznesi në mbarë vendin.
Urdhëri më i ri konsiston në mbylljen e bareve dhe restoranteve në të gjithë vendin, deri më datën 3 prill 2020.
Këto masa merren me qëllim përshkallëzimin e masave për sa i përket përballjes me pandeminë e koronavirusit.
Ndërkohë, është vendosur që përjashtim do të bëjnë disa kategori ku përfshihen shërbimi në banesë por konform rregullave higjenike, shërbimi vetëm për qytetarët e akomoduar ndërsa ndalohet shërbimi për qytetarët që nuk janë klientë.
Urdhëri mban firmën e Ministres, Ogerta Manastirliu.
Kujtojmë se një vendim i tillë ishte marrë më herët ndaj bizneseve në zonat me rrisk të lartë dhe ku janë shfaqur rastet e personave të prekur nga koronavirusi si dhe Tirana, Durrësi./tpz

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne