Doli me shokët për të gjuajtur oktapodë, zhduket 32-vjeçari durrsak

Një 32-vjeçar nga qyteti i Durrësit është zhdukur.

Një ditë më parë kishte dalë me shokët për të gjuajtur oktapodë me pushkë deti.

Mësohet se ai nuk ka dalë më në breg, ndërsa rrobat e tij janë gjendur në afërsi të Currilave. Paraprakisht dyshohet se 32-vjeçari mund të jetë mbytur.

Ai është kërkuar nga polumbarët e policisë dhe forca detare, por deri më tani pa rezultat.

Kërkimet kanë rinisur edhe sot që në orët e para të mëngjesit. Nga bregdeti i Currilave, kërkimet po bëhen edhe më thellë nga bregu.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Gjatë ditës së djeshme, jemi njoftuar nga familjarët e shtetasit S. P., 32 vjeç, i cili ishte futur në det për të peshkuar, dhe kishte humbur kontaktet me familjen.

Vijojnë kërkimet nga forcat e Policisë, polumbarët dhe Forcat Detare.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne