Turqia dënon atentatin ndaj shkencëtarit iranian Muhsin Fahrizade

Turqia ka dënuar vrasjen e shkencëtarit iranian Muhsin Fahrizade.

Ministria e Punëve të Jashtme lëshoi një deklaratë në lidhje me shkemcëtarin Fahrizade, i cili humbi  jetën si pasojë e një sulmi të armatosur.

“Ne jemi të pikëlluar për vrasjen e  shkencëtari iranian Muhsin Fahrizade në një sulm të armatosur në Teheran. Dënojmë këtë vrasje të neveritshme dhe i shprehim ngushëllimet tona qeverisë iraniane dhe familjes së të ndjerit”, thuhet në deklaratë.

Në deklaratën e Ministrisë, e cila deklaroi se është kundër çdo lloji të terrorizmit dhe përpjekjeve për të prishur paqen dhe qetësinë në rajon, pavarësisht nga autori i krimit ose shënjestra, thuhet: “Në këtë kontekst urojmë që kryesit e kësaj vepre të zbulohen dhe të paraqiten para drejtësisë, ndërsa të gjitha palëve u bëjmë thirrje për veprojnë me vetëpërmbajtje dhe t’iu shmangen iniciativave që do të shkaktojnë përshkallëzimin e tensionimit në rajon”./trt

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne