Shqiperia

Donald Lu e pranon: Po, i hoqa kufjet kur filloi të flasë Gramoz Ruçi

Ambasadori i SHBA-së Donald Lu e ka pranuar faktin se ka hequr kufjet në kohën kur ishte duke folur kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi.

Ambasadori Lu është pyetur nga gazetarët në lidhje me këtë gjë dhe duke qeshur e ka pranuar, por ka deklaruar se ‘nuk mund ti përgjigjem kësaj pyetje’.

Ambasadori i SHBA-së nuk ishte as në seancës e zgjedhjes së Ruçit si kryetar i Kuvendit.

Gramoz Ruçi që prej vitit 2005 nuk mund të shkelë në Amerikën pasi akuzohet nga autoritetet vendase si i lidhur me trafikun e drogës.

Për këtë arsye, Ambasada e SHBA në Tiranë që nga 2005 nuk i jep vizë Gramoz Ruçit.

OPINIONE