Donald Lu e rreshtoi mes kriminelëve të politikës, Koço Kokëdhima i shkruan një letër

“Për dekriminalizimin, gazetarë të guximshëm ishin të gatshëm të shkruanin për Arben Ndoka, Elvis Roshi, Mark Froku, Aqif Rakipi, Shukri Xhelilin, Koço Kokëdhimën dhe Dashamir Tahirin. Falë këtyre gazetarëve këta politikanë nuk janë më në kuvend apo bashki. Për reformën në drejtësi, fëmijë, pensionistë dhe njerëz të zakonshëm u mblodhën në 21 korrik për të kërkuar që reforma të miratohet dhe sot OJF po vrojtojnë vettingun dhe institucionet e tjera” 

Kësaj deklarate të ambasadorit amerikan, Koço Kokëdhima, i është përgjigjur me një letër. Kokëdhima nuk ka publikuar hollësi për përmbajtjen e letrës, por Zgjidhja njofton se aty, Kokëdhima parashtron disa kundërshtime dhe kërkesa rreth rolit të tij si kryediplomat i SHBA-ve në Tiranë.

Kjo është hera e dytë që ambasadori Lu adreson akuza ndaj ish-deputetit Kokëdhima. Në 4 nëntor 2016, pas akuzave të tilla, Kokëdhima, përmes një deklarate publike, akuzoi diplomatin përfaqësues të Uashingtonit se me deklaratën e tij duke e akuzuar si të korruptuar ka nëpërkëmbur etikën diplomatike.

“Me deklaratën e tij ambasadori Donald Lu nëpërkëmbi etikën diplomatike. E bëri pa provë pa asnjë fakt. Gjithë jetën kam punuar në biznesin tim dhe mediat që kam drejtuar janë ndeshur me qeveritë e korruptuara. Kam paguar kostot e kësaj lufte.

Kam qëndruar gjithmonë në anën e qytetarëve. Pasuritë i kam bërë me biznesmenë të ndershëm. Erdha në politikë i pasur për të punuar për vendin dhe për një karrierë të shëndetshme. Shumë të tjerë hynë në politikë të varfër dhe u pasuruan. Deklaratat e ambasadorit janë të pavërteta.

Janë të ndikuar nga ata njerëz që goditën mandatin tim në Gjykatën Kushtetuese dhe nga ata njerëz e intriga që nxijnë sa një ambasadë në ambasadën tjetër. Intrigat dhe politikanët e ulët të Tiranës nuk mund të vendosin për mua në politikë e bëjnë vetëm qytetarët”, deklaronte Kokëdhima më 4 nëntor 2016.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne