DONALD TRUMP NJË JF KENNEDY I DYTË APO..!?

Nga: Savash VELIU

“Nëse jo ne, kush?
Nëse jo tani, kur?
Kombi është i qytetarëve nëse ne nuk dijm ta mbrojmë Kush do e bënte për ne!?
Është Koha të shndërohemi në Ujqër e të shkërmoqim gjakpirësit”! ~ John Fitcherald Kennedy

Vrasja e JF Kennedy mbetet një enigmë e madhe AMERIKANE që do mundohemi të zbresim në thellësit e kazamateve mirë të mbrojtura sioniste…
Sot sipas analizave të mia fjalët të cituara nga ish presidenti amerikan Kennedy a mund të jenë shkaku /sinjali/ për diçka që thuhet zyrtarisht se është qëllimi për vrasjen e tij… apo ështe diçka shumë më e madhe seç thuhet?!

Thuhet se ish-presidenti amerikan, John F. Kennedy u vra nga disa njerëz të këqij që banojnë në Uashington, për shkak të kundërshtimit të tij ndaj luftës në Vietnam dhe kompleksit ushtarako-industrial, thotë Dr. Paul Craig Roberts, i cili si i ri ka punuar në Shtëpinë e Bardhë gjatë administratës së e John F. Kennedy.

Po ashtu John F. Kennedy kishte për qëllim tërheqjen e SHBA nga Vietnami pas rizgjedhjes së tij. Ai synoi të prishte CIA-n “në një mijë copa” dhe të zvogëlonte kompleksin ushtarak të sigurisë që shfrytëzonte buxhetin e SHBA, “Dhe kjo është arsyeja pse ai u vra. Kennedy ishte “vra për shkak të histerisë anti-komuniste në agjencitë ushtarake dhe të sigurisë”…etj etj!

Mendimi im është se të gjithë këto arsyetime janë sekondare krahasuar me atë kryesoren kur dihet se e vërteta është se ai u vra shkaku se ishte ndër të parët që i takonte konfesionit të fesë Katolike mes protestanto-angloAmerikaneve superior!

E dyta dhe më sublimja është se ai ishte ndër të parët që u ngrit dhe kërkoj Përvetësimin e DOLLARIT nga Magnatët Botëror si para Nacionale bashkë me Bankën e FED’it që ato te behen pronë e shtetit Federal e jo siç është tani pronë private e Rockfellerëve që shtypin dhe kontrollojnë gjithë paranë bashkë me pushtetin Amerikan e cila mbetet gjithnjë më borxhli ndaj bankës FED dhe Familjeve Magnate të Botës.

Shkaku i saj Magnatët e pikatën Kennedyn sepse kishte guxim të ngrit zërin KUNDËR QEVERIVE TË PADUKSHME BOTËRORE QË SUNDOJNË BOTËN me DOLLAR, me CIA’në dhe NATO. Kjo solli fundin e Kennedy’t dhe gjithë Familjes së tij Kennedy të cilëve iu komplotuan shumë aksidente të pashpjegueshme me avion.

“Kur ata vranë John F. Kennedy, ata vranë Amerikën” tha Malcolm X.

Të këqijtë që banojnë në Uashington nuk vrasin vetëm liderë të huaj por vrasin edhe liderë të vet pa hezituar sepse ata gëzojnë pushtetin e Sistemit Botëror të padiskutueshëm nën hije.

Po ishte e vërtetë se Kennedy synoi të prishte CIA-n “në një mijë copa” dhe të zvogëlonte kompleksin ushtarak të sigurisë që shfrytëzonte buxhetin e SHBA nën direktiven e Magnateve të hijes të cilin sot tenton ta bëj njëlloj edhe Donald Trumpi që kundërshton CIA’n dhe Bankës FED që ka monopolin kryesor mbi Dollarin si para rezervë botërore me Pentagonin bashke me CIA, Soros e tjera institucione iluminate.

Por pas vrasjes së JF Kennedy’t ata zyrtarisht i Mbuluan faktet kinse Amerika ishte akuzuar për nisjen e Luftës së Ftohtë me Bashkimin Sovjetik. Dhe Hedhja në gjyq e ushtrisë amerikane, personelit te CIA dhe Shërbimit Sekret për vrasjen e Presidentit të Shteteve të Bashkuara kinse do të kishte tronditur besimin e popullit amerikan në qeverinë e tyre dhe kështu u heshtë mbi 50 vite vrasja e vërtetë e tij.

Në atë kohë të vrasjes së komplotuar nga Magnatët ata kishin siguruar prezencën e Tre presidentëve të SHBA’ve, Lyndon B. Johnson, Richard Nixon dhe George H.Ë. Bush, në Dallas më 22 nëntor 1963, ditën kur Kennedy u vra. Është thënë se kjo rastësi e çuditshme u organizua në fakt për të dhënë një paralajmërim të zymtë për presidentët e ardhshëm që njëjtë do të ndodhë me ta nëse ata nuk iu bindën urdhrave të tyre!

Por sot Donald TRUMP tha se do të publikoj të gjitha Dosjet Sekrete për vrasjen e JF Kennedy, ajo mbetet të shihet a do jet e mundur… apo edhe ai do të likuidohet sipas ilustrimeve të filmit vizatimor ”Simpsons” i shtrirë i vdekur në arkivol.

Sidoqoftë sot Donald Trump rezulton të jetë si pasardhësi i Kennedyt që pas vrasjes së tij është ndër të parët që morri guximin të shpallë Luftë të hapur kundër Qeverive të Padukshme Botërore duke kërkuar Sovranitet të Plotë mbi SHBA përmes Poullit Amerikan…

Sot Trump përfaqëson Botën e Biznesit larg të qenurit politikan i kalibrit të madh por ai është një biznismen i suksesshëm që lufton për konkurencë botërore dhe prestizhin amerikan mbi partneritet të barabarsisë mes shteteve tjerë si rivale e jo për Diktaturën MonoPolitike të SHBA’ve si i vetmi polic që kontrollon Globin… Këtë ide bipolare e përkrahin edhe Erdogani edhe Viktor Orbani!/Gazetaimpakt/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne