Kryediplomati serb shpreh gatishmërinë për dialogun me Kosovën, zbulon kushtet që duhet t’i paraprijnë bisedimeve

Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç deklaroi se Serbia është e gatshme për dialog me Kosovën, por se dialogu dhe arritja e një zgjidhje të përhershme, sipas tij, duhet të nënkuptojë një kompromis.

Daçiq, siç transmetojnë mediat serbe, ka theksuar se rrethanat ndërkombëtare kanë ndryshuar dhe se Kosova më nuk e ka shumicën në Kombet e Bashkuara dhe organizatat e tjera ndërkombëtare.

“Nuk ka më një mbështetje të tillë ‘blanko’ të disa vendeve perëndimore, të cilat nuk mendojnë se çështja është zgjidhur. Ne jemi të gatshëm për dialog, por ai dialog dhe zgjidhja e përfundimtare duhet të nënkuptojnë një kompromis”, tha Daçiç.

Shefi i diplomacisë serbe, gjithashtu theksoi se formimi i Asociacionit të Komunave Serbe duhet t’i paraprijë arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne