Dorëhiqet ministri i Brendshëm shqiptar i Maqedonisë

Një natë pas trazirave që ndodhën në parlamentin Maqedonas Ministri i Brendshëm, Agim Nuhiu jep dorëheqjen.

Ministri i Brendshëm i Maqedonisë, Agim Nuhiu gjatë ditës së sotme ka komunikuar dorëheqjen nga posti që mban duke e motivuar atë me paaftësinë për të parandaluar trazirat e dhunshme të shpërthyera mbrëmjen e djeshme. Ku pasi thyen dyert e Kuvendit turma zaptoi sallën plenare e ambientet e tjera, duke mos kursyer kështu dhunën edhe ndaj deputetëve.

Ndërkohë forcat speciale të policisë maqedonase arritën të hynin në ambientet e brendshme të Kuvendit brënda një periudhe kohe relativisht të shkurtër, duke bërë kështu të mundur marrjen nën mbrojtje të parlamentarëve, e ndërkohë kjo nuk e ka motivuar ministrin Nuhiu, përfaqësues i komunitetit shqiptar të jap dorëheqjen nga posti i tij.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne