Shqiperia

Dosja e errët e Facebook-ut

Facebook është më një risi që prej vitit 2004 Facebook, formaton, ndikon dhe kntrollon jetët tona. Pushteti i tij i jashtëzakonshëm u pa sidomos gjatë zgjedhjeve të fundit në SHBA dhe zgjedhjes së Trump-it president. Që prej nëntorit të kaluar një pyetje vazhdon të torturojë jo vetëm politikën amerikane, por mbarë rruzullin: A ndikuan shërbimet sekrete ruse në zgjedhje e presidentit të Amerikës?

Por, kjo dilemë që tashmë është bërë objekt hetimi, ka ngritur njëkohësisht edhe të tjera: Sa transparent është rrijeti social që e ka pranuar censurën në Kinë, por që nuk do t’i nënshtrohet rregullave në perëndim? Sa njohim ne për algoritmet dhe qëllimet e tij? A ka ai si synim shërbimin ndaj përdoruesve, apo thjeshtë dhe me çdo çmim pasurimin e aksionerëve të vet? A funksionon ai, me ndikimin që ka mbi jetën e njerzve, si një qeveri botërore? Nëse është kështu a duhet të ketë një kundër pushtet kontrollues?

Të gjitha këto pyetje e kanë bërë New York Times t’a krahasojë me Frankeshtajnin ndërsa britaniken Gardian të kërkojë shtetëzimin e tij.

Këto janë pikpyetjet që ngrihen mbi anën e errët të kësaj superfuqie që për vitin 2016 pati një fitim neto prej 10, 2 miliardë USD, duke u rritur 177% në krahasim me një vit më parë.

Lapsi.al, do të botojë për disa ditë me radhë një dosie të publikuar nga gazeta franceze Liberation ku do të shtjellohen një nga një temat e përmendura më lart:

1-Si ndikoi Facebook ne fushatën amerikane?

2-Sa rrol luajnë postimet e sonsorizuara në politikat e vendeve të ndryshme?

3-Si funksionon fabrika e lajmeve të rreme në Shën Petërburg?

4- Autokritika e Mark Zucerberg dhe transparenca që do të bëjë për reklamën politike?

5- A mund të kontrollohet një gjigand me 2 miliard përdorues në muaj?

OPINIONE

INTERVISTA