Dosja “Metamorfoza”/ E dinte Lleshaj e Veliu, Si ish-Drejtori i Policisë së Tiranës Rebani Jaupi hoqi nga lista e kontrolleve Kazinonë e Pëllumb Gjokës me kërkesë të Bistrit!

Biznesmeni Pëllumb Gjoka dhe ish Shefi i Operacionales, Oltian Bistri u arrestuan me urdhër të SPAK në kuadër të operacionit të SPAK të koduar ‘Metamorfoza’ pjesë e nje Grupi të strukturuar Kriminal. Në dosjen hetimore në ngarkim të tyre rezultojnë emra të njohur të kupolës së Policisë që u kanë shërbyer me veprimet apo mosveprimet e tyre.

Nga përgjimet rezuton se Bistri është syri dhe veshi i Pëllumb Gjokës në polici, investitori strategjik i Edi Ramës, pronar i kazinosë në Tiranë dhe bizneseve të tjera në ndërtimi.

Është pikërisht çështja e kazinosë ajo që tregon qartësisht bashkëpunimin krim, polici, gjyqësor dhe politikë.

Në përgjimet e publikuara në media rezulton se pas ndërhyrjes së Bistrit ish- Drejtori i policisë së Tiranës Rebani Jaupi hoqi nga lista e kontrolleve të lojrave te fatit te paligjshme Kazinonë e biznesmenit Pëllumb Gjoka, mik dhe mbështetës i Edi Ramës.

Ndonëse jo me emër të plotë, në disa prej bisedave të dala nga dosja, ku Gjoka dhe Bistri komunikonin në ‘Sky’, Ky i fundit i tregon për frikën e Rebanit dhe konfirmon faktin e dhënies së rryshfetit.

Për kazinonë e Gjikës, që me ligj duhej të mbyllej por që nuk u bë, sipas përgjimeve në dosjen e SPAK, sipas asaj që shkruan Bistri, të ishte ankuar vetë ministri i Brendshëm, Sandër Lleshi dhe ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Ardi Veliu që në fund nuk pinë ujë dhe kazinoja vazhdoi të qëndrojë e hapur.

“O vlla keq puna me keto. Me thirrën lart, se mbajmë dot pikën aty. A tju q**sh ropt këtyre. Se di. Më duket se është interesuar Leshi vetë por mos fol me asnjë. Lidhje shoqërore e jotja etj. Sigurohu që stë ndjek njeri dhe eja lart tek fshati sos pll brigadave te hoteli i Gaz Brahja”, i thotë në një prej komunikimeve Bistri- Gjokës.

Në një tjetër komunikim në “Sky” Bistri i shkruan Gjokës:

“Ka frikë rebaniu se i paskan thënë për këtë rastin dhe është tremb”, apo “ik fli tani apo ke puntorë brenda? Kush është klienti më i fortë? I ke marrë ndonjë tajvanit? Ty të duhen me lek, jo ata që s’i lënë andej. Ata që si lënë janë të mbaruar. Prit një herë të mbarojë aksioni. Unë e bëra për ty këtë se smë ngrenë ato 1500 euro që marr. Se veç për ty e lashë. është muhabet vk. Edhe për anë morale më tepër. Se vetëm stres. Vetëm këto sa bëjnë ti lutem rebos aman. Ai lekët do marri dhe kot i merr. Se di pse ka frikë. (…) S’do as Ardi se i thashë. Bile dhe për këtë më çau k…n. I thashë e le punën e s’e heq se i kam dhënë llafin”.

Në një tjetër komunikim nga Dosja “Metamorfoza” Bistri i thotë Biznesmenit Gjika se: “tani do fillojë për pak, ik futu gjëkundi se s’i dihet, mos rri në qarkullim dhe fike telefonin. po kot mos si dihet. se di. akoma sna i kanë sjellë emrat dhe vendet. Dr tha do e heq pikën nga lista. jo e din rebua vete ska nevojë”

Pra, Oltian Bistri që drejtonte Komisariatin Nr.2 në vitin 2019, nuk donte t’i hiqte lojërat e fatit të paligjshme Pëllumb Gjokës sepse i kishte dhënë fjalën.

Nga Ministri i Brendhshëm Sandër Lleshaj, Drejtori i Pergjithshëm Ardi Veliu dhe Drejtori i Tiranës Rebani Jaupi, që duket se do merrte rryshfet” mbyllën sytë dhe heshtën duke mos mbyllur kazinonë e paligjshme të Pëllumb Gjokës në Tiranë duke mos zbatuar ligjin.

Arrestimet e SPAK treguan edhe njehëre inkriminimin e kupolës drejtuese të Policisë së shtetit që duhet të përballet me drejtësinë dhe në këtë dosje pritet të dalin emra të rinj./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne