Dosja “Toyota Yaris” çoi në pranga kryeprokurorin e Vlorës, SPAK dyshon edhe për funksionarë të tjerë të drejtësisë

SPAK dyshon dhe po mbledh prova se disa nga funksionarët e drejtësisë në kohë të ndryshme kanë marrë para dhe janë ndikuar nga katër personat e dyshuar për ‘Toyota Yaris’ dhe çështje të tjera.

Burimet për Top Channel thanë se po mblidhen prova dhe të dhëna dhe hetues të BKH kanë vijuar me kryerjen e kontrolleve dhe sekuestrimin e dosjeve jo vetëm në gjykata, por edhe në prokurori.

Nuk ka të dhëna se çfarë është sekuestruar, por në biseda përmenden sipas burimeve edhe shumat e paguara dhe të ofruara funksionarëve të drejtësisë për të lehtësuar pozitën e të akuzuarve.

Në listën e personave qe kanë dijeni janë edhe shtetasit që dyshohen se kanë përfituar në mënyrë të padrejtë nga drejtësia.

Një ditë më parë, Gjykata Antikorrupsion urdhëroi median të mos nxjerrë akte nga ai fashikull duke paralajmëruar se në rast se ky vendim shkelet, do ketë hetime për nxjerrje të sekretit hetimor.

Njëri nga të dyshuarit rezulton të ketë fotografuar akte të dosjes ‘Toyota Yaris’ që ishte në atë kohë nën hetim nga ish prokurorë të krimeve të rënda, duke ua treguar palëve.

Ndërsa e njëjta gjë përmendet në komunikime edhe për hetimin pasuror ndaj Suel Çelës, një i shumëkërkuar nga SPAK.

Për të thuhet se nuk do të ngrihej akuzë për pasurinë e tregut agroushqimor por vetëm për një automjet. Dhe kjo ka ndodhur në vazhdim./Tpz

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne