Dosja “Toyota Yaris”, lihet në burg avokati Radovan Çela

Lihet në burg Radovan Çela, avokati i përfshirë te dosja “Toyota Yaris”. Sipas avokatit Isuf Shehu, klienti i tij nuk ka përdorur aplikacionin “Sky Ecc, dhe ka qenë mohues i akuzave të ngritura nga ana e Prokurorisë së Posaçme.

Ai thotë se “s’ka qenë në dijeni të procesit gjyqësor dhe për me tepër nuk ka qenë e mundur paraqitja e tij para drejtësisë për shkak të rrethanave familjare”.

Kujtojmë se Çela u vetëdorëzua dy ditë më parë në policinë e Tiranës, pasi ishte i shpallur në kërkim në kuadër të dosjes “Zarka”.

Gjykata e Posaçme ka veçuar më 20 shkurt çështjen për ish-kryeprokurorin e Vlorës, Aurel Zarka nga të pandehurit e tjerë që ndodhen në kërkim, dhe pranoi kërkesën e SPAK për kalimin në gjykim të tij. Zarka është marrë i pandehur për korrupsion dhe ushtrim ndikimi të paligjshëm, ndërsa emri i tij doli pas zbërthimeve të aplikacionit Sky Ecc.

Tre personat e tjerë, mes të cilëve ish-oficerja e BKH Erjona Dautaj, avokati Radovan Çela dhe Astrit Vladi do hetohet veçmas për shkak se nuk janë arrestuar ende nga policia dhe vijojnë të jenë në kërkim. Çështja për ta u pezullua për një vit./oranews

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne