Dosja “Toyota Yaris”, paralajmëron Sali Berisha: Kam dokumente për politikanë të lartë direkt të inkriminuar

Lideri demokrat, Sali Berisha gjatë një komunikimi për mediat, ka paralmëruar se shumë shpejt do të publikojë disa dokumente komprometuese që përfshijnë disa eksponentë të lartë të politikës të cilët, siç pretendon dhe Berisha, janë të implikuar direkt në dosjen “Toyota Yaris”.

Ndër të tjera ai thotë se të gjithë ata që menduan se shpëtuan prej tij duke e lënë në “arrest shtëpie”, do të “përvëlohen” prej Berishës teksa ky i fundit kërcënon hapur për nxjerrjen e provare të rëndësishme. “Gjithçka disponon Sali Berisha, do të ua paraqesë ju. Po kam dokumente për politikanë të lartë, direkt të implikuar dhe unë do ti paraqes para jush. Unë ju thashë, sepse shumë e drejtë pyetja e shtruar. Pse e quan Skapin organizatë kriminale, është gjë shumë e rëndë, apo s’është. Nuk mund ta quaja kurrë nëse nuk do të kisha ato dokumente. Nuk shkon. Kurse ai është kreu i një organizate kriminale se fle mbi to. Fle mbi to se e kanë kapur mat me Ymer Lalën, për arsye se Luftar Reçi e ka denoncuar Ymer Lalën për vrasje dhe zotëria e tij në 19 pyetje si ka bërë asnjë pyetje për vrasjen dhe e ka ekzauruar nga vrasja. Pra ata që menduan se duke më ndryrë mua në arrest në shtëpi, do të mund të shpëtonin nga të vërtetat, tani do të përvëlohen prej tyre”, tha Berisha./NewsBomb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne