Dosje – Bashkëpunimi ndërmjet organizatave terroriste FETO/PDY-PKK/KCK

Dihet që edhe pse jo objektivat kryesore, organizatat terroriste PKK/KCK dhe FETO/PDY kanë të përbashkëta objektiva të ndërmjetme që përputhen me njëra-tjetrën. Veçanërisht duke filluar nga tentativat puçiste të FETO/PDY-së në datat 17-25 dhjetor 2013 dhe ndërprerja e Procesit të Zgjidhjes së PKK/KCK-së më 22 korrik 2015, shihet që ato kanë realizuar akte me synim të njëjtë në kontekstin e “nismave për të rrëzuar me rrugë ligjore dhe/apo ilegale Qeverinë e Republikës së Turqisë, e cila ka ardhur në pushtet me zgjedhje”.

Megjithatë, siç specifikohet më poshtë, informacione dhe pohime të ndryshme që dolën si përpara tentativës për grusht shteti të 15 korrikut 2016, ashtu edhe menjëherë pas saj, kanë forcuar opinionet se ndërmjet organizatave në fjalë, përveç ngjashmërive në aspektin e qëllimit, ekziston gjithashtu një bashkëpunim i nënkuptuar për të realizuar objektivat e tyre mizore/të neveritshme.

Takimi i parë mes FETO/PDY-së dhe PKK/KCK-së bëhet në vitin 2009, nëpërmjet Platformës Abant të organizuar në Erbil. Pjesëmarrës në takim janë Sabri Ok dhe Mustafa Karasu në emër të PKK/KCK-së, Ahmet Turk, Aysel Tugluk dhe Altan Tan në emër të BDP-së, Cemal Coskun në emër të Përfaqësisë së BDP-së në Irakun Verior, Talip Buyuk dhe Cemal Bulut në emër të Xhematit, si dhe një gazetar me mision në Irak. Palët kontaktojnë sërish pas një muaj e gjysmë. Ndërsa takimi i tretë mbahet në Bruksel, kryeqyteti terrorist i Evropës.

Koment - Vendet botërore rrëfehen për lidhjen mes PKK/KCK dhe PYD/YPG | TRT  Shqip

Në librin me titull “Shënimet e Imralisë” (İmralı Notları), shkruar nga A. Ocalan, nga një bisedë e pretenduar mes Bashkëkryetarit të HDP-së, Selahattin Demirtas, deputetit të HDP-së nga zona elektorale Ankara, Sirri Sureyya Onder dhe A. Ocalan, përcillen këto fjalë:

S. Demirtas: Komunikimet tuaja nga takimi i mëparshëm u keqkuptuan; u interpretuan si armiqësi dhe opozitë ndaj Xhematit. Para se të vinim, Sirri Sureyya u takua me disa përfaqësues të tyre. Dhe ata i paskan thënë se nuk kanë arritur dot ta kuptojnë plotësisht këtë dhe se janë të tensionuar.

S. S. Onder: Po, u takova me Ekrem Dumanli. Ai më tha se nuk e kanë kuptuar dot arsyen e kësaj, se janë shqetësuar kur kësaj iu bashkuan edhe deklaratat e ashpra të Bahoz Erdal kundër Xhematit, si dhe që mendojnë e kanë nijet të bien dakord me AK Partinë për t’u orientuar drejt tyre.

A. Ocalan: Çfarë paska deklaruar Bahoz Erdal? Duhet të kihet kujdes. Në fakt, të gjithë duhet të zgjedhin me kujdes gjuhën dhe tonin që do të përdorin ndaj njëri-tjetrit në këtë periudhë. Sa i përket asaj çështjes në lidhje me Xhematin, ajo s’është ashtu siç ata thonë. Ne u propozuam atyre madje dhe aleancë demokratike në Lindjen e Mesme, apo jo? Kështu, nuk kemi armiqësi apo s’di se çfarë me ta. Thuajuni, jam përsëri unë ai që do ta kuptojë Gulenin më mirë. Madje ai vetë kishte thënë se “ka mirësi në paqe”. Edhe unë mendoj njësoj; edhe ai mbështet paqen. Mund të sigurojmë pajtimin demokratik në Lindjen e Mesme.”

Njoftimi për shtyp i lëshuar më datë 06.04.2016 nga Prefektura Sanliurfa:

  • Si rezultat i hetimeve të inteligjencës, pasi u mor informacioni se anëtari i organizatës terroriste PKK/KCK me emrin Bahoz (K) M. E., militant i nivelit të lartë që cilësohet si kuadro, trajnuar nga OSB-ja, do t’u dërgonte një letër militantëve përgjegjës të organizatës në nënprefekturën Kiziltepte të prefekturës Mardin, nëpërmjet personit të quajtur H. S., student i vitit të dytë në Degën Sociologji të Universitetit Harran dhe anëtar i HODER-it; personi me emrin H. S. u kap më datë 02.04.2016, brenda autobusit të ndaluar në rrugën e Mardinit.
  • Personit iu kap një letër ndërkohë që e kishte futur në gojë dhe ishte duke e gëlltitur. Më pas, në hetimet e kryera në lidhje me Bahoz (K) M. E., u konstatua se:
  1. Personi është në nivelin e përgjegjësit brenda organizatës terroriste PKK/KCK, komunikon nëpërmjet postierit veprimtaritë, urdhrat për akte dhe raportet e veprimtarive të realizuara në emër të organizatës, si dhe vlerësohet i aftë që të kryejë sulme vetëvrasëse me bombë për organizatën.
  2. Shtëpia, në të cilën strehohet personi me emrin H. S., që vepron si postier brenda organizatës terroriste PKK/KCK, është një nga banesat e quajtura shtëpi DRITE të organizatës terroriste FETO/PDY; kurse në kontrollet e bëra në shtëpi u konfiskuan dokumente të organizatës terroriste PKK/KCK, 5 copë libra të organizatës terroriste PKK/KCK dhe 77 copë libra të Fetullah GULEN.
  3. Në të njëjtën shtëpi me H. S.-në banonin gjithashtu personat e quajtur H. S. – S. T. – S. D. – M. S. A. dhe U. C., të cilët janë marrë në paraburgim. Vetë H. S.-ja pohoi se është vendosur në këtë shtëpi rreth 5-6 muaj më parë nga një anëtar i organizatës terroriste FETO/PDY me emrin apo kodin Ufuk, nëpërmjet personit të quajtur M. Y. Ndërsa banorët e tjerë të shtëpisë deponuan se nuk dinë gjë se kush e ka sjellë dhe vendosur H. S.-në në shtëpi, se hera-herës në shtëpinë ku ata banojnë sillen persona të panjohur nga njerëz që ata i quajnë “ABI” (vëlla i madh), se këta persona qëndrojnë një kohë dhe pastaj largohen dhe se në këtë mënyrë ka ardhur në shtëpi edhe personi me emrin H. S., që më parë nuk e njihnin.
  4. Duke qenë se personi me emrin H. S., që është postier i organizatës terroriste PKK/KCK, është vendosur në këtë shtëpi drite nga më shumë se një përgjegjës i banesave të quajtura shtëpi DRITE dhe banorët e tjerë të shtëpisë e kanë pranuar këtë person në shtëpi pavarësisht se nuk e njihnin më parë; janë marrë në paraburgim personat në fjalë dhe ata të quajtur M. E. koduar Bahoz – H. S. – H. S. koduar BEKİR – N. S. – S. K. – S. T. – S. D. – M. S. A. – U. C. dhe D. M.
Koment-Amerika mund të gjykohet për mbështetjen e dhënë ndaj PYD/YPG-së | TRT  Shqip

Gazetari Sabahattin Onkibar, në artikullin e tij me titull “Bashkëpunimi ndërmjet Policëve të FETO-s dhe PKK-së”, publikuar në faqen e internetit të gazetës “Aydinlik” më datë 08.06.2016, rreth një muaj përpara tentativës për grusht shteti të 15 korrikut, shkruan se:

  • Policët e FETO-s jo vetëm që u dalin krah terroristëve të PKK-së, por njëherësh fshehin informacionet duke penguar kështu parandalimin e masakrave. Pamundësia për të parandaluar masakrat e njëpasnjëshme në Stamboll dhe Ankara s’mund të ketë asnjë shpjegim tjetër.
  • Metoda e luftës së qeverisë së AK Partisë me FETO-n është e gabuar. Nuk mund të luftohet me policët dhe gjykatësit e FETO-s duke i emëruar ata gjetkë, pasi ata janë tashmë skllevër të Fetullahut; shkarkimi i menjëhershëm i tyre nga profesioni është çështje mbijetese për vendin.
  • Të gjitha vendet perëndimore, me në krye SHBA-në, i kanë hequr vizë Tayyip Erdoganit, por meqenëse dështuan dhe opsioni demokratik u eliminua, tani në rend të ditës është grushti i shtetit dhe kjo gjë mund të bëhet. Kur kushtet të piqen, ngjarjet në Egjipt do të përsëriten edhe tek ne; prandaj duhet pasur kujdes me ushtarët/ushtarakët e FETO-s.

Duran Kalkan, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të PKK/KCK-së, në deklaratën e tij më datë 27.05.2016 për “MED NUÇE TV”, një media e drejtuar nga organizata, është shprehur me fjalët se “kanë dëgjuar që Tayyip Erdogani do të rrëzohet në maj të 2016-s, se pritet të ndodhë një diçka e tillë, por nuk dinë se kush, si dhe në çfarë mënyre do ta realizojë këtë”.

Cemil Bayik, bashkëkryetar i Komitetit Ekzekutiv të PKK/KCK-së, në deklaratën e tij të datës 03.02.2014, ka thënë se “Amerika po bën biznes me Xhematin, se Xhemati po përpiqet të godasë AK Partinë nëpërmjet ‘korrupsionit e ryshfetit’, se dëshirojnë që të krijojnë marrëdhënie me Xhematin, por Xhemati nuk i ka kontaktuar ata”.

Cemil Bayik, bashkëkryetar i Komitetit Ekzekutiv të PKK/KCK-së, në deklaratën e tij të datës 23.12.2014, ka thënë se “aspironin që të kontaktonin me Xhematin, por ky i fundit nuk donte; se qëllimi i tyre ishte të krijonin lidhje me Xhematin për ta distancuar nga linja e tyre nacionaliste armiqësore ndaj kurdëve, por Xhemati preferoi që të ruante atë linjë; prandaj edhe nuk u realizua asnjë lidhje mes tyre dhe Xhematit”.

Cemil Bayik, bashkëkryetar i Komitetit Ekzekutiv të PKK/KCK-së, në deklaratën e tij të datës 16.03.2015, ka thënë se “disa muaj më parë, Xhemati donte të kontaktonte me PKK-në dhe të vinte në Kandil për të biseduar; se autoritetet e Xhematit u kishin specifikuar atyre që ‘nëse vijmë, atëherë kjo do të shkaktojë një situatë që tejkalon gazetarinë’, por ata nuk e pranuan këtë gjë; se do të ishin në gjendje të zhvillonin takim dhe intervistë me ta kur të bindeshin se do të ndryshonin pikëpamjet, qëndrimet dhe retorizmin e tyre ndaj PKK-së dhe se donin që së pari Fetullah Guleni të bënte një deklaratë”.

Drejtori i Policisë në Sanliurfa, Eyup Pinarbasi, gjatë prononcimit të rastit në ceremoninë e varrimit të dy policëve të martirizuar në korrik të 2015-s në Ceylanpinar të Sanliurfas, deklaroi se FETO-ja i ka shtrirë tentakulat në polici duke e akuzoi atë me këto fjalë: “Janë bërë përpjekje për të dobësuar sistemin tonë informator dhe veprimtaritë tona të inteligjencës duke përdorur zgjatimet, që kjo organizatë ka infiltruar brenda institucionit tonë.”

Zana Azadi, një nga drejtueset e organizatës terroriste PKK/KCK, nëpërmjet një postimi në “Twitter” më datë 26.04.2016, shkruan: “Gjithkush e di se nuk më pëlqen F. Guleni. Por bashkëpunimi i popujve revolucionarë me Gulenin është vendimi më i drejtë për rrëzimin e fashizmit AK Parti-DAESH.”

Ozcan A., që pretendohet të ketë lidhje me sulmin e terroristëve të PKK-së kundër një automjeti ushtarak në Mus, ku mbetën të plagosur 12 ushtarë, u kap në Batman. Bëhet e ditur se nga telefoni i terroristit, që u transferua më pas në Mus, doli aplikacioni “ByLock” i përdorur për komunikim nga FETO-ja.

Lidhja ndërmjet PKK/PYD dhe DAESH | TRT  Shqip

Cemil Bayik, bashkëkryetar i Komitetit Ekzekutiv të PKK/KCK-së, në deklaratën e tij të datës 23.07.2016, ka thënë se “50-60 mijë, ndoshta më shumë njerëz do të merren në paraburgim, do të arrestohen; rrethet e ngushta të tyre dhe të afërmit e tyre do të përfshihen në proces gjithashtu; se (të ashtuquajturat) forcat demokratike dhe kurdët po ashtu do të luftojnë kundër diktaturës (së supozuar) të Erdoganit; se këto forca nuk janë pak dhe nëse del në pah një situatë përherë e më e organizuar, atëherë mund ketë zhvillime të mëdha”.

Cemil Bayik, bashkëkryetar i Komitetit Ekzekutiv të PKK/KCK-së, në deklaratën e tij të datës 23.07.2016, ka thënë se “janë plotësisht gënjeshtra pretendimet kinse tentativa për grusht shteti është bërë nga FETO-ja, pasi FETO-ja nuk ka një organizim të këtillë; se këto thuhen për të ligjësuar shkarkimin/ndëshkimin e anëtarëve të FETO-s; se i lidhur me këtë është edhe retorizmi kinse ai përbën ende kërcënim pavarësisht mposhtjes së tentativës për grusht shteti; se duke u bazuar te kjo është shpallur gjendja e jashtëzakonshme, e cila paraqet një gjendje shumë përtej shtetrrethimit”.

Në një lajm të gazetës “Takvim”, publikuar në uebsajtin e saj më datë 01.08.2016, thuhet se “gjatë një interviste për televizionin amerikan ‘CNN’, terroristi me duar të përgjakura, Fetullah Gulen, është kujdesur që t’i japë një mesazh edhe PKK-së, partnerja e tij në tradhti; se ndërkohë që prononcohet për CNN-in, menjëherë pranë F. Gulenit qëndron tabloja e Minares me 4 Këmbë, e cila është kthyer në një simbol për organizatën terroriste PKK pas vrasjes së ish-kryetarit të Dhomës së Avokatisë në Diyarbakir, Tahir Elçi”.

Në një lajm të së përditshmes “Yeni Safak”, publikuar në uebsajtin e saj më datë 12.02.2018, thuhet se “Vahide Kutkut, motra e madhe e terroristit në arrati të PKK-së, Vahit Ayçil, organizator i sulmit të përgjakshëm me pasojë 37 të vrarë në Kizilay të Ankarasë, është ‘shkuesja’ (ABLA [motra e madhe] e mblesërive) e FETO-s; se e dyshuara, të cilës i janë deshifruar edhe komunikimet ByLock, aranzhonte bashkë me të shoqin takimet e vajzave me djemtë brenda organizatës; se në aktakuzë theksohet që Kutkut është pjesë e strukturimit të FETO-s në Universitetin Gazi dhe që aplikacionin ByLock e ka përdorur për herë të parë më datë 11 gusht 2014 dhe për herë të fundit më 17 shkurt 2016”.

Në analizën[1] e bërë fjalimit me temë “Bazat e Zgjimit, Ngritjes dhe Rendit Publik”, lëshuar më datë 04.02.2018 nga F. Gulen, lider i organizatës terroriste FETO/PDY, vlerësohet se përmes dërgimit të mesazhit për koalicion grupeve antiqeveritare, mund të thuhet se po bëhen përpjekje për të krijuar një front të madh antiqeveritar përpara zgjedhjeve të 2019-s në Turqi; se po të merret në konsideratë bashkëpunimi i shpalosur nga organizatat terroriste PKK/KCK-FETO/PDY-DAESH-DHKP/C në linjë me një strategji ndërkombëtare kundër Turqisë, gjatë procesit përgatitor në lidhje me tentativën për grusht shtetit të 15 korrikut, ndryshimi i fjalë i retorizmit të F. Gulenit mund të lexohet si indikator i një manovre të re që do të bëhet kundër Turqinë.

Shkeljet e të drejtave të njeriut nga PYD/YPG | TRT  Shqip

Mendohet se gjatë periudhave në vijim, organizatat terroriste FETO/PDY dhe PKK/KCK do të shpejtojnë hapat për të forcuar bashkëpunimin e fshehtë ndërmjet tyre në pikën e arritjes së qëllimeve të përbashkëta mizore. Në këtë kontekst, vlerësohet se është e rëndësishme që shteti të zhvillojë qasje proaktive/parandaluese duke zbuluar/demaskuar marrëdhëniet e fshehta ndërmjet organizatave terroriste në fjalë.

Duke marrë parasysh deklaratën që Cemil Bayik, bashkëkryetar i Komitetit Ekzekutiv të PKK/KCK-së, ka bërë më datë 23.07.2016; shihet që personat e shkarkuar/pezulluar nga detyra me motivin e përkatësisë, lidhjes dhe kontaktit me FETO-n, por edhe familjet e tyre, mund të jenë në gjendje të fillojnë/kryejnë aktivitete terroriste.

Kur merret në konsideratë prononcimi i drejtuesit të organizatës separatiste terroriste; vlerësohet se përveç kuadrit që ndërmerr aktivitete terroriste aktive brenda FETO-s, PKK/KCK synon të formojë një front të unifikuar më të organizuar edhe me anëtarët e FETO-s mbi bazën e “opozitës ndaj Presidentit Recep Tayyip Erdogan”, gjë kjo që mund të lexohet në një aspekt si manovër për të “përfshirë” organizatat terroriste majtiste radikale në një strukturë të ngjashme me Lëvizjen e Bashkuar Revolucionare e Popujve (HBDH) ose për të mbështetur njëra-tjetrën në kuptimin e zbulimit/logjistikës.

Veç kësaj, duke u nisur nga deklarata tjetër e C. Bayik në të njëjtën datë; mund të mendohet se organizata po ndjek rrugën e ruajtjes së marrëdhënieve, të cilat mund të transformohen në një aleancë të hapur në të ardhmen, duke krijuar mbi tabanin besnik të saj perceptimin se sulmet kundër popullit gjatë tentativës për grusht shteti të 15 korrikut nuk janë kryer nga FETO-ja.

Duke pasur parasysh që në prill të vitit 2015, si rezultat i operacioneve të kryera nga forcat e sigurisë në Sanliurfa, u konstatua që personi anëtar i organizatës terroriste PKK/KCK strehohej në një shtëpi të organizatës terroriste FETO/PDY; mund të argumentohet se PKK/KCK-ja përdorte FETO/PDY-në për t’u kamufluar gjatë fazës përgatitore të akteve terroriste.

Nëse merret parasysh fakti që deklarata “kanë dëgjuar që Tayyip Erdogani do të rrëzohet në maj të 2016-s, se pritet të ndodhë një diçka e tillë, por nuk dinë se kush, si dhe në çfarë mënyre do ta realizojë këtë”, lëshuar më datë 27.05.2016 për “MED NUÇE TV” nga Duran Kalkan, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të PKK/KCK-së, është bërë përpara tentativës për grusht shteti të datës 15.07.2016; kjo deklaratë vlerësohet si mjaft e spikatshme.

Kështu, shpalljet e vetëqeverisjeve (të ashtuquajtura) që prej gushtit 2015, përhapja e akteve terroriste në qendrat e provincave/nënprefekturave që prej dhjetorit 2015, si dhe përvetësimi i një strategjie për akte të njëkohshme rurale-urbane që prej majit 2016 nga organizata separatiste terroriste; mendohet se mund të jenë realizuar për të siguruar përfitime si rezultat i informacioneve të mundësuara nga bashkëpunimi/lidhjet me grupimet/shtresat brenda/jashtë vendit.

Megjithatë, duke qenë se më parë është vlerësuar që organizata terroriste ndihet e zhgënjyer ngaqë e ka të pamundur të arrijë objektivat si rezultat i operacioneve efektive të kryera nga forcat e sigurisë, mund të thuhet se organizata separatiste terroriste, si pasojë e ndonjë dobësie që mund të shfaqet, ka gjasa të shtojë përpjekjet për të rritur pjesëmarrjet/rekrutimet, për të përshpejtuar aktivitetet e armatimit, për t’u grupuar e pozicionuar në zona me rëndësi strategjike dhe për t’u përgatitur për sulme në kundër të “strategjisë së luftës popullore revolucionare”.

Është parë që organizata terroriste PKK/KCK, pas fokusimit të natyrshëm të agjendës së vendit mbi organizatën terroriste FETO/PDY si pasojë e tentativës për grusht shteti të kësaj organizate më 15 korrik, ka rritur numrin e sulmeve të armatosura kundër forcave të sigurisë veçanërisht në rajonet e Detit të Zi, Anadollit Lindor dhe Juglindor. Përmes strategjisë operacionale në fjalë, mendohet që organizata separatiste terroriste synon të ngjitet sërish në krye të agjendës së opinionit publik për të mbajtur gjallë kërcënimet dhe kërkesat ekzistuese të saj.


[1] http://www.herkul.org/bamteli/bamteli-dirilis-yukselis-ve-asayisin-esaslari/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne