Rreziku i një konflikti turko-sirian në Afrin

Zëvendëskryeministri turk Bekir Bozdag ka thënë se Ankaraja e sheh si të rremë lajmin se forcat siriane do të hyjnë në Afrin duke shtuar se Turqia ende nuk ka gjetur ndonjë provë për veprime të tilla.

Me rritjen e intensitetit të operacioneve ushtarake të forcave që udhëhiqen nga Turqia kundër milicisë kurde siriane YPG në enklavën Afrin të kontrolluar nga kurdët e Sirisë, Ankaraja ka reaguar me kujdes ndaj njoftimeve se Damasku do të ndërhyjë ushtarakisht. “Lajmi i marrëveshjes mes milicisë kurdë dhe qeverisë siriane që kjo e fundit për të dërguar forca në Afrin nuk na është konfirmuar përmes kanaleve zyrtare. Për momentin, askush nuk po flet për dërgimin e forcave qeveritare siriane në këtë rajon, “shtoi ai. Bozdag shtoi se nëse trupat siriane hyjnë në Afrin për të mbështetur forcat kurde, kjo do të çonte në një katastrofë. “Nëse qeveria siriane hyn në Afrin për të mbështetur YPG, ajo do të hapë rrugën për një katastrofë,” shtoi ai. Ndërkohë, ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu, paralajmëroi Damaskun për çdo veprim që kishte planifikuar të ndërmerrte. Ai deklaroi se Turqia do të përballet me të gjitha forcat pro-qeveritare siriane që hyjnë në rajonin Afrin të kontrolluar nga kurdët për të mbrojtur Njësitë e Mbrojtjes së Popullit (YPG) të mbështetura nga SHBA.

“Nëse regjimi në Damask po hyn në Afrin për të spastruar PKK dhe YPG, atëherë nuk ka problem,” tha Mevlut Çavushoglu duke shtuar : “Megjithatë, në qoftë se ushtria siriane vjen për të mbrojtur YPG, atëherë asgjë dhe askush nuk mund të na ndalojë neve ose ushtarët turq” . Të hënën, televizioni shtetëror sirian njoftoi se forcat e mbështetura nga qeveria e Presidentit sirian Bashar Asad kishin arritur një marrëveshje me YPG-në për t’u vendosur në enklavën e Afrinit. Njoftohet se zyrtarët e milicisë kurde të Sirisë po japin mesazhe të ndryshme nëse është arritur një marrëveshje përfundimtare me Damaskun. “Nuk ka asnjë marrëveshje, vetëm një thirrje nga ne për ushtrinë siriane për të ardhur dhe për të mbrojtur kufijtë”, tha të hënën zëdhënësi i YPG, Nuri Mahmud për agjencinë e lajmeve Reuters.

Nga ana tjetër, zv/ministri i punëve të Jashtme të Sirisë theksoi se ky vend do të përballet me operacionet e Turqisë në veri të Sirisë. Fejsal Mekdad, zv/ministri i punëve të Jashtme të Sirisë, deklaroi se Siria do të marrë masa për tu përballur kundër pranisë së Turqisë në veri të këtij vendi dhe agresionit të saj në Afrin dhe në rajonet e tjera dhe ushtria e Sirisë do të mbrojë të gjithë territorin e këtij vendi. “Qeveria e Sirisë do të mbrojë kurdët, arabët dhe të gjithë grupet etnike që përbëjnë popullin sirian dhe kërkon nga të gjitha grupet që të bashkohen përkrah forcave ushtarake për tu përballur me agresionin e Turqisë në veri të këtij vendi”,- ka thënë Fejsal Mekdad. Qeveria siriane u ka dhënë një autonomi rajoneve kurde për të drejtuar punët e tyre përballë një militantizmi të mbështetur nga jashtë. SHBA, megjithatë, e ka përdorur boshllëkun në ato rajone për të krijuar një terren nën ndikimin e saj me ndihmën e militantëve. Asad i ka përshkruar elementët e armatosur kurdë të sponsorizuar nga SHBA si “tradhtarë” ndaj kombit, por ka denoncuar gjithashtu inkursionet turke si një akt agresioni./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne