Dr. Olsi Jazexhi – Historia e Islamit ne Shqiperi 14.1: predikimi i Islamit adhurueseve te Majkell Xheksonit

Dr. Olsi Jazexhi tregon si nisi te riperhapet Islami ne vitet 90. Si shqiptaret pas renies se komunizmit ishin injorante ne lidhje me fene, si aparatciket komuniste urrenin fene, dhe sesi hoxhallaret dhe besimtaret qe i mbijetuan komunizmit duhet ti mesonin Allahun dhe Kuranin nje populli te paditur. Si ish-komunistet u bene hoxhallare. Si fondacionet e sponsorizuara nga Arabia Saudite luajten nje rol kryesor ne hapjen e medreseve te para. Si grushti i shtetit i vitit 1997 ndikoi ne ardhjen ne pushtet te socialisteve – ortodokse dhe sesi socialistet me ne krye Fatos Nanon do mbyllin medresete dhe organizatat muslimane. Si socialistet do te sulmojne ‘islamiket’, ‘geget’, ‘maloket’ ‘cecenet’ etj.

Dr. Jazexhi ne videon e rradhes ne youtube tregon se ne keto jave ka folur me disa ish hoxhallar e ish myftiler  te viteve 90, njerez te nderuar, fal punes se tyre per ringjalljen e Islamit ne Shqiperi.

“Sikur kam permendur ne videot e mepareshme, me renien e komunizmit, me faljen e namazit te pare ne Shkoder ne Xhamine e Plumbit ne do te kemi rikrijimin e KMSH qe ishte mbyllur nga regjimi komunist. Pas mbledhjeve qe u ben ne viti 1991 kryetar u zgjodh h.Sabri Koci, nen kryetar Sali Ferhati dhe Ramazan Rysheku, dhe myfti i Tiranes Shyqyri Bylyku, sekretar i pergjithshem Sali Tivari. Neper rrethe do te kemi si myfti shume njerez qe ne kohen e komunizmit ishin detyruar te benin pune te ndryshme, ishin ber komunist e pinin raki e hanin mish derri, po ashtu kishte edhe nga ata qe mohuan Zotin. Me valen e ndryshimit pati shume nga keta hoxhallar qe ju rikthyen fese. Ti rikthejeshe islamit nuk ishte vetem nje form per tu penduar te Zoti per krimet e shqiptareve kunder Zotit por ishte edhe nje karriere e re me sistemin e ri qe po vinte. Me renien e komunizmit vendi do te ishte ne nje varferi apsolute. Ardhja e fondacioneve arabe per shqiptaret e varfer,  arabet shiheshin si nje dere e art ku mund te merin para dhe dollar.

Ne vitin 1993 ne xhamine ne Kombinat vjen nje person nga KMSH per hytbe, ne kishim nje hoxhe , nip i Haxhi Qamilit, Jashar Xhameta, i cili kur e sheh kete ish komunistin qe do te mbaj hytbe i bertet duke i thene “Qafir zbrit poshte se ti ke qen komuniste, ke mohuar Allahun e ke pire raki.” U prish hytbja ate dite. Mua si i ri qe isha ne ate kohe, me beri pershtypje kjo ngjarje.  “O xha Jashari kush jane ata qe e mbajten fene ne kohen e komunizmit” – e pyes une.  Ai mi numeron ata me gishtat e duareve. Pra ishin te paket ata qe e mbajten fene.

Ne Shqiperi islami organizohet ne rag qyteti, nga KMSh. Do kemi nje numer myftinish qe do te themelohen pas komunizmit ne gjithe Shqiperine. Do te kemi gjithashtu nje keshill te pergjithshem te KMSH-es qe do te themelohet. Keshtu qe KMSH do te krijohet si organizate mbarkombetare, do te nisi mbarvatjen e fese ne vend.

Kur u lejua feja shqiptaret ishin shume injorante, nuk dinin kush ishte Allahun Muhamedi, Kurani, Bibla, Krishti etj.  Besimtaret qe e rruajten fene qe nga koha e komunizmit tani perballeshin me keta njerez. Shume nga te edukuarit e komunizmit, ishin te pafe, ata e urrenin fene, pra ishin islamofob. Islamofobia eshte shume e theksuar ne Shiqperi, rrenjet e saj jane te gershetura ndermjet nacionalizmit anti turk te kohes se Rilindjes me fondamentalizmin e krishter qe kemi ne Ballkan. Ne vitin 1991 keta hoxhallar do te perballen me nje popull te paditur. Kur vinin misionre te huaj i pyesin per fene, por shqiptaret e kishin mendjen te xhinset, te makinat e bukura dhe te kenget e Majkell Xheksonit. E adhuronin perendimin dhe Ameriken ne vecanti sepse mendonin se po te shkonin aty do te jetonin si mbret. Ishin egoist e te etur per para.

Kmsh me mbeshtetjen e shoqatave arabe, nje rol te rendesishem ne kete mes luan Arabia Saudite, ajo u soll per qellime gjeostrategjike nga amerikanet, por ne te njejten kohe ata vinin edhe nga shpirti i tyre misionar per te hapur Islamin. Do te jete ardhja e arabeve qe te ringjalli islamin te Shqiptaret.

Ne vitet 90 do te kemi nje bum te hapjeve te medreseve ne Shqiperi, si pasoj shume muslimane u ben musliman. Medreseja e pare ishte medresa e Tiranes, me pas ajo e Kavajes, e Durresit, e Shkodres, e kukesit etj. Ne keto medrese do te shkoje brezi i ri, shume prej tyre bij hoxhallaresh. Shume medresiste ishin fshatar e jo qytetar nga Tirana. Me ka ber pershtypje atehere se ne viteti 1994-1995 i vetmi qytetar qe kam takuar atehere ne medrese ishte Justinian Topulli, qe vinte nga nje nivel qytetar, sot ai eshte hoxhe.

Medreset do ti japin edukim fetar ketij brezi, ketij brezi feja do tu jepet nga persona qe u ben hoxhallar e myftiler fill pas komunizmit, ku disa prej tyre ishin edhe komuniste, por qe me pas transmetonin fene.

Medreset sponsporizoheshin nga fonde nga Katari, nga Saudia, nga fondacione si Al Haramain, Vakefi Islamik etj. Ne vitet 90 disa nga keto fondacione arabe do te hapnin edhe disa qendra profesionale, si qendra Don Bosko ne Tirane, Ebu Hanife ne Bulqize,  ne Elbasan El Hagri etj.

Nga 1991deri 1998 do te jene kohe te arta per Islamin ne Shqiperi. Lufta e amerikaneve kunder komunizmit do ti trajtoje mire muslimanet, sikur kam permendur ne videot e kaluara ne ate kohe Berisha dhe demokratet krenoheshin se ishin muslimane, shkonin ne vendet arabe dhe vidhnin lek nga arabet e hiqeshin me shume musimane se arabet.

Ne vitin 1997-1998 do te kemi nje grusht shteti ne vend, e bashk me te do te kemi rrezimin e infrastruktures se Islamit ne Shqiperi. Ne vitin 1998 amerikanet pasi rrezojne Berishen nga pushteti, te nxehur me te dhe meqe ata pergatisnin konfliktin ne Kosove, dhe ngaqe nuk donin qe ne pushtet te ishin myslimanet geg, qe i perfaqesonin Sali Berisha e shume te tjere, nuk donin nje udheheqesi te djathte konservatore muslimane, sepse kishin frike se me nje elite te till lufta qe do te benin ne Kosove do ju dilte jashte kontrollit. Keto nuk jane fantazi, por jane bisedime e studime te kongresit amerikan, qe DASH duhet te rrezonte Berishen e te sillte ne pushtet ish-komunistet qe tani kishin PS, sepse keta drejtoheshin nga ortodokset, ne kete menyre amerikanet ishin me te sigurte per konkfliktin ne Kosove.

Ne vitet 1998-1998  kur pushtetin e marin socialistet do te kemi nje kthim me koke poshte te islamit ne Shqiperi. Socialistet me ne krye Fatos Nanon do mbyllin medresete dhe organizatat muslimane. Socialistet do te sulmojne ‘islamiket’, ‘geget’, ‘maloket’ ‘cecenet’ sic ju thoshin ata. Do te ishte nje dhune shteterore kunder gegeve e kunder muslimaneve. Berisha do te pershkruhet si islamik si nje person i rrezikshem qe do te islamizoje Evropen. Nano do ju kerkoje amerikaneve qe ta mbajne ne pushtet per te crrenjosur 550 vjet islamizim ne Shqiperi e do te sillej kjo era e Skenderbegizmit qe e perjetojme edhe sot, ku kulmon edhe me therrjen e 50 mysimaneve nga terroristi kristian ku ne armen e tij, per fatin tone te keq kishte shkruajtur emrin e Skenderbeut. Vazhdojme ne pjesen e dyte…”

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne