Drake u tmerrua kur Khabib doli nga ‘Tetëkëndëshi’, edhe Ilir Latifi tallet me reperin

UFC 229 ishte një çmenduri e vërtetë dhe tashmë është bërë kryetemë e mediave në gjithë botën.

Khabib Nurmagomedov fitoi në raundin e katërt kundër Conor McGregorit në duelin e zhvilluar në Las Vegas, ndërsa vëmendjen më të madhe e morën incidentet pas duelit.

Situata eskaloi kur ylli nga Dagestani i sulmoi pjesëtarët e stafit të irlandezit në ‘Tetëkëndësh’, teksa McGregor u sulmua nga ekipi i Khabib.

Momentet e incidentit janë shpërndarë në masë të madhe në internet, ndërkohë nuk ka munguar edhe përqeshja ndaj Drake, i cili ishte i pranishëm për të ndjekur duelin.

Reperi ishte aty për ta mbështetur McGregorin, ndërsa këtë gjë e ka bërë gjatë gjithë javës duke qëndruar pranë tij gjatë gjithë kohës.

Mirëpo, kur Khabib doli nga ‘Tetëkëndëshi’ për t’u konfrontuar me ekipin e irlandezit, në fytyrën e yllit kanadez u panë shenja frike.

Natyrisht se nuk mund të fajësohet Drake, pasi e gjitha ishte vërtet një skenë e tmerrshme.

Edhe ylli shqiptar i UFC-së, Ilir Latifi, ka bërë shaka me reagimin e reperit duke e postuar një prej imazheve të tij në rrjetet sociale.

“(Fytyra e) Drake kur e pa Khabibin duke dalë nga ‘Tetëkëndëshi’”, është përshkrimi i imazhit që e ka publikuar Latifi.

Burimi: Koha islame

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne