Shqiperia Sociale

Drama e 6 vajzave jetime nga Kukësi, motra e madhe kishte tentuar të vetëvritej. Ja kush i ka marrë përsipër

Pak ditë më parë, historia e trishtë e 6 motrave jetime nga Kukësi preku mbarë opinion publik shqiptar. Por pasi rasti u bë publik në emisionin “Opinion” të shumtë kanë qenë ata që kanë shprehur gadishmërinë e tyre për tu ofruar ndihmë.

Rasti i tyre po diskurtohet përsëri sonte në emisionin ‘Opinion’  ku mes të ftuarve është edhe kreu i ‘Fundjavë Ndryshe’ Arbër Hajdari.

Ai than ë fjalën e tij se kishte rënë në gjurmët e ë këtij rasti pasi e kishte bërë të njohur një media lokale. Hajdari u shpreh se gjendja ishte shumë e rëndë dhe motra e madhe kishte tentuar të vriste dhe veten. Ai njoftoi gjithashtu se kujdestarinë për vajzat e ka marrë i vëllai i babait të tyre i cili ka ndërruar jetë.

“Vajza e madhe kishte tentuar të vriste veten, është mbajtur 1 muaj me ilaçe, kujdestarinë e ka marrë vëllai nga babai, jeton në Tiranë, ai e ka marrë përsipër”, tha ndër të tjera Hajdari.

OPINIONE