Drejtorja e CIA-s, Gina Haspel ka dëgjuar regjistrimet audio që besohet se kanë kapur momentin e vrasjes së gazetarit saudit Jamal Khashoggi.
Haspel u lejua të dëgjonte audiot gjatë një vizite në Turqi më parë këtë javë, raporton BBC.
Khashoggi, një kritik i qeverisë saudite, u vra gjatë një vizite në konsullatën e Mbretërisë në Stamboll.
Ngjarja ka sjellë tensione mes Arabisë Saudite me SHBA-në dhe aleatët e tjerë.
Menjëherë pas vrasjes më 2 tetor, mediat turke cituan zyrtarët që thonin se kishin regjistrime audio të marrjes në pyetje dhe vdekjes së Khashoggi, por nuk u dhanë detaje rreth përmbajtjes apo se si ishte siguruar regjistrimi.
Haspel udhëtoi të hënën në Turqi. Të mërkurën gazeta turke Sabah tha se ajo kishte dëgjuar regjistrimet.
Ndërsa sot burimet e cituara nga agjencia e lajmeve Washington Post dhe Reuters kanë mbështetur raportet.
Burimi: Mesazhi.com