Drejtori i Burgut të Rrogozhinës infektohet me koronavirus

Mëngjesin e sotëm është konfirmuar me koronavirus edhe Drejtori i Burgut të Rrogozhinës së bashku me një nga specialistët e kësaj drejtorie, pas juristit të burgut.
Njoftohet se tamponët i janë marrë gjashtë personave, punonjës të këtij burgu, përkatësisht; drejtorit, juristit dy specialistëve dhe dy mjekëve.
 
Tashmë rezultuan tre të infektuar që janë vetëkarantinuar në banesat e tyre dhe gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e qëndrueshme.
 
Lajmi se ishte infektuar juristi i këtij institucioni, ka shkaktuar shqetësim tek të burgosurit, por kemi mësuar se tre personat e infektuar, nuk kanë patur kontakt me personat që vuajnë dënimin në këtë institucion./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne