EMRI/ Makina përplaset me motorin, humb jetën 65 vjeçari

Një person ka humbur jetën në Shkodër, pasi motori me të cilin udhëtonte është përplasur nga një automjet.

Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Velipojë.

Viktima është identifikuar si shtetasi Pjeter Vasili, 65 vjeç.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkakut të këtij aksidenti.

Shkodër/Informacion Paraprak

Më datë 04.04.2020, ora 09:50, në fshatin Velipojë, ka ndodhur një aksident rrugorë, ku mjeti tip Benz, me drejtuese shtetasen P. Ç. është përplasur me motoçikletën me drejtues shtetasi P. V. 68 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër
Veprimet po kryhen me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne