Drejtori i spitalit të Lezhës sfidon Ramën, nuk pranon të japë dorëheqjen

Drejtori i spitalit rajonal të Lezhës, 3 ditë pasi Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale hapi konkursin për drejtuesit e ri të këtyre institucioneve, nuk pranon të japë dorëheqjen. I pyetur mbi një vendim të tillë Pashk Smaçi është i prerë kur thotë se refuzon të ndërmarrë një veprim të tillë, duke e argumentuar një fakt të tillë.

Jo une nuk kam dhënë dhe as nuk do të jap dorëheqje. Nuk kam ardhur me vullnet apo deshirë personale në këtë karrige, prandaj do të largohem kur qeveria dhe ministria të emërojnë drejtorin e ri”. – shprehet ai.

Smaçi sqaron edhe punën që aktualisht po bëhet nga kjo drejtori, për evidentimin e ndërtimeve pa leje në hapesirën publike përreth spitalit.

Ka 3 ditë qe kemi nisur me evidentim të këtyre subjekteve. Janë 2 lokale brenda territorit dhe njëri është i hipotekuar, ku organizmat përkatese do të marrim veprimet e duhura sipas ligjit. Ndërsa subjekti i dytë është me qera në ambjentet e spitalit, ku do të nderpresim rinovimin e kontratës e do ti japim afat të liroje këte hapesire. Jashtë mjediseve të spitalit ka subjekte qe kanë ndërhyrë duke krijuar akses në oborrin e ketij institucioni, per të cilat kërkohet të merren masa. Ne nuk kemi patur probleme prej asnjërit prej tyre, por urdhëri është i qartë dhe prandaj do të veprohet sipas udhëzimit te MSHMS”. – shton ai

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka shpallur hapjen e konkursit publik për drejtorët e spitaleve universitarë dhe rajonalë. Sipas njoftimit të publikuar në faqen zyrtare të MSHMS-së, të gjithë të interesuarit kanë afat deri në datën 6 tetor 2017 për të dorëzuar aplikimet e tyre, duke ndjekur kriteret për të aplikuar.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne