Ekuadori do të zgjasë azilin për Assange mbi frikën për jetën e tij

Ekuadori ka vendosur të zgjasë azilin politik dhënë themeluesit të Wikileaks, Julian Assange, nga frika e vazhdueshme për sigurinë e tij.

“Ekuadori vendosi ti sigurojë azil politik Assangeit, sepse mendoi se jeta e tij ishte në rrezik dhe Assange mendonte të njëjtën gjë,” tha për RT Presidenti Lenin Moreno.

“Në Ekuador nuk ka dënim me vdekje, kështu që vendi ynë ka të drejtën për ti dhënë azil Assangeit. Ne do të vazhdojmë t’i japim mbrojtje për aq kohë sa shohim se jeta e tij mund të jetë në rrezik “.

Assange banon në ambasadën Ekuadoriane në Londër që prej vitit 2012, pasi atje ka kërkuar strehim për të shmangur ekstradimin në Suedi lidhur me akuzat për përdhunim.

Autoritetet suedeze i tërhoqën akuzat herët këtë vit, megjithatë, policia e Britanisë së Madhe tha se Assange do mund të arrestohet nëse ai largohet nga ambasada sepse ai kishte thyer kushtet e garancisë dhe nuk arriti të dorëzohej tek autoritetet.

Moreno vuri në dukje se qeveria e tij i ka kërkuar Assange të mos komentojë mbi politikën ekuadoriane, të cilën australiani nuk e ka marre parasysh.

“Ai vazhdoi të shprehë mendimin e tij mbi këtë çështje dhe ne e lejuam që ta bënte në mënyrë që të shmangnim kufizimin e lirisë së fjalës, por ne seriozisht i bëjmë thirrje atij të përmbahet nga kjo”, tha Moreno.

Në muajin maj, Assange tha në twitter se WikiLeaks mund të publikojë dëshmi të korrupsionit në Ekuador.

Në intervistë, Moreno gjithashtu diskutoi për marrëdhëniet e vendit të tij me Rusinë duke thënë se Ekuadori duhet “të afrohej më shumë me vende si Rusia”. Ai falënderoi qeverinë ruse për lejimin e mijëra studentë ekuadorianë për të studiuar në Rusi./ Gazeta Impakt

burmi:rt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne