Shqiperia

Drejtori i Urgjencës Kombëtare i prekur me koronavirus, reagon ministrja e Shëndetësisë: Uroj me shpirt ta kalojë sa më lehtë

Ministrja e Shëndetësisë ka konfirmuar këtë mesditë se Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj është prekur nga koronavirusi.

Me një shënim në Facebook, Manastirliu shkruan se “Dr. Skënder Brataj është konfirmuar pozitiv ditën e sotme pas kryerjes së analizës për Covid19”.

“Uroj me shpirt ta kalojë sa më lehtë këtë situatë dhe t’i bashkohet sa më shpejt, i shëruar plotësisht, ekipit tonë që po lufton çdo ditë me këtë armik!”- shkruan ajo.

Postimi i Manastirliut:

Dr. Skënder Brataj është konfirmuar pozitiv ditën e sotme pas kryerjes së analizës per Covid19. Deri tani gjendja e tij paraqitet e stabilizuar dhe Dr. Brataj ndodhet në vetëizolim, në shtëpinë e tij.

Uroj me shpirt ta kalojë sa më lehtë këtë situatë dhe t’i bashkohet sa më shpejt, i shëruar plotësisht, ekipit tonë që po lufton çdo ditë me këtë armik!

#BashkëDeriNëFund

/tpz

OPINIONE

INTERVISTA