Kjo faqe në rrjetet sociale raportohet se po kërcënon me eliminimin e figurës së komandant Dritan Goxhaj, një akt i papranueshëm dhe i rrezikshëm që tejkalon çdo kufi të debatit normal publik.
Pavarësisht dallimeve apo qëndrimeve politike, kërcënimet dhe gjuha e dhunës nuk kanë vend në shoqëri dhe duhet të trajtohen seriozisht nga institucionet përkatëse dhe platformat online.
Autoritetet ftohen të verifikojnë rastin dhe të ndërmarrin veprime ndaj çdo aktiviteti që nxit ose promovon dhunë ndaj individëve./Gazeta Selam

















