Agim Kasemi
Kur Edi Rama del e flet për dronë inteligjentë të prodhuar në Shqipëri dhe pyet me cinizëm:
“Jemi budallenj t’ua kërkojmë të tjerëve?”,
pyetja e vërtetë që duhet bërë është kjo:
Jemi budallenj të besojmë propagandën, apo jemi të detyruar ta dëgjojmë sepse s’kemi më shtet funksional?
– DRONË NË NJË VEND QË MBYTET NGA SHIU
Në një vend ku uji shkatërron shtëpi, qeveria flet për teknologji ushtarake.
Ironia kriminale e një të çmënduri.
– DRONË NË NJË EKONOMI QË NUK PRODHOI ASGJË
Shqipëria: importon ushqime bazë, importon mallra industriale, importon teknologji, importon edhe punëtorë sezonalë sepse të rinjtë ikin.
Cilat uzina do prodhojnë dronët o i çmëndur?
Cilat fabrika?
Cilët inxhinierë, kur universitetet janë në nivelin zero?
– SIGURIA ËSHTË SHTET, JO LODËR TEKNOLOGJIKE O I ÇMËNDUR.
Një shtet serioz ndërton siguri duke pasur: ushtri të organizuar, rezerva strategjike, ekonomi prodhuese, energji të qëndrueshme, institucione funksionale.
Shqipëria sot ka: ushtri simbolike, varësi totale nga importet, polici të politizuar, drejtësi të selektuar, emigrim masiv.
Në këtë realitet, droni nuk është mbrojtje, është mashtrim optik.
Shqipëria ka pasur: uzina, fabrika, kombinante, industri ushtarake, kapacitete prodhuese.
Çfarë ndodhi më pas? 35 vite politikë e papërgjegjshme, privatizime grabitqare, korrupsion sistemik, djegie, vjedhje dhe shkatërrim i pasurisë publike.
Dhe sot, ata që shkatërruan bazën, flasin për kulmin teknologjik.
– PYETJA QË NUK MERR PËRGJIGJE O I ÇMËNDUR
Për çfarë i duhen dronët Shqipërisë? Për të ruajtur kufijtë që boshatisen? Për të kontrolluar kanabisin që vetë e toleruan? Për të survejuar qytetarët që po varfërohen?
Sepse pa ekonomi, pa industri, pa energji dhe pa dinjitet social,
çdo “dron inteligjent” është vetëm një lodër propagande për një pushtet në panik.
O I ÇMËNDUR
Shqipëria nuk ka nevojë për dronë. Ka nevojë për: drita, ujë, punë, prodhim, shtet, dinjitet. Dhe mbi të gjitha, ka nevojë për një politikë që të mos i trajtojë qytetarët si budallenj.
/fb














