DSG: Vendimi i SHBA-së për tërheqje është tradhti

Forcat Demokratike të Sirisë (DSG) kanë reaguar ashpër ndaj deklaratës së SHBA-së për tërheqjën e trupave të saj nga Siria.

Në një deklaratë për Sky News Arabia, zëdhënësi i Forcave Demokratike të Sirisë, foli në lidhje me vendimin e SHBA-së për tu tërhequr nga Siria, duke u shprehur se: “Kjo është një tradhti, një goditje pas shpine.”

Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha në llogarinë e tij në Twitter, se: “Ne mundëm ISIS-in, e cila është arsyeja e vetme që ishim në Siri gjatë presidencës sime.”

Ndërsa zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders u shpreh kështu: “Ndërsa hyjmë në fazën e re të luftës kundër ISIS-it, SHBA filloi të tërheq trupat e saj në vend.”

Burimi : Rast Haber/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne