“Dua pafajësi”/ SPAK kërkoi dënimin e tij me 2.8 vite burg, zhvillohet seanca në GJKKO për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako

Po zhvillohet ne GJKKO seanca e radhës ndaj ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako, për të cilin SPAK kërkoi dënimin me 2.8 vite burg, me gjykim te shkurtuar.

Ndaj ish-zyrtarit vendor rëndojnë akuzat e shpërdorimit të detyrës në dy raste.

Dako aktualisht në arrest shtëpie, nuk ndodhet vetë në seancë, por përfaqësohet nga avokati i tij, Petrit Ismaili, i cili gjatë konkluzioneve përfundimtare kërkoi pafajësi ose në rast të shpalljes fajtor, kërkoi pezullim të ekzekutimit të dënimit me burg.

Seanca e 21 Nëntorit u shty për mungesë avokatësh. Kurse më 12 Nëntor, SPAK-u dha pretencën për 4 të pandehurit e dosjes, ku për ish-kryebashkiakun kërkoi 4 vite izolim, që të konvertuara me gjykim të shkurtuar kthehen në 2,8 vite burg.

Vangjush Dako u arrestua në qershor 2023 pasi ndaj tij ishte caktuar ‘arrest me burg’ por pas 8 muajsh, në shkurt 2024 GJKKO vendosi të ndryshojë masën e sigurisë në ‘arrest shtëpie’ për shkak të kalimit të afateve.  Në korrik të këtij viti Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako për gjykim të shkurtuar.

Në Tetor 2024 GJKKO vendosi që dosja të kalonte për gjykim në seancë normale.

Pretenca e SPAK-ut:
1-Vangjush Dako, – ish kryebashkiaku i Durrës – Kërkohet 4 vite burgim, konvertohet në 2,8 vite me gjykim të shkurtuar
2-Fatmir Ejupi, – ish-topograf i bashkisë Durrës – Kërkohet 3 vite burgim, konvertohet në 2 vite me gjykim të shkurtuar
3-Fiqiri Farruku, – Ndërtuesi i pallatit 11 katësh – Kërkohet 3 vite burg. Konvertohet 2 vite me gjykim të shkurtuar. Dënimi pezullohet dhe kthehet 4 vite në shërbim prove
4 -Adrian Bulku, – Kërkohet 3 vite burgim. Konverohet 2 vite me gjykim të shkurtuar. Dënimi pezullohet dhe kthehet me shërbim prove./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress