Duart e Uashingtonit janë implikuar në protestat në Iran

Një analist politik amerikan tha se Shtetet e Bashkuara janë përfshirë në protestat e fundit mbi çështjet ekonomike në Iran, sepse që nga Revolucioni Islamik, Uashingtoni po kërkon ta kthejë Iranin në një “shtet vasal”.

“Ne kemi dëgjuar Presidentin amerikan Donald Trump dhe politikanë të tjerë amerikanë, por edhe gazetarë amerikanë që tregojnë mbështetje për protestuesit në Iran dhe kjo është jashtëzakonisht shqetësuese dhe besoj se kërcënimi i përmbysjes në Iran i mbështetur nga amerikanët është më i fuqishëm për shkak të Donald Trump “, tha të dielën në një intervistë për kanalin Press TV, Marcus Papadopulos, botues dhe redaktor i revistës Politics First. “Unë besoj se ka disa protestues të sinqertë në Iran që nuk duan ndërhyrje të huaja në vendin e tyre, por duan që të bëhet diçka për varfërinë, por natyrisht janë edhe disa të tjerë që po ndjekin urdhrat e amerikanëve”, shtoi ai. Nga ana tjetër, Ministri i Brendshëm i Iranit, Abdolreza Rahmani Fazli, tha sot se Shtetet e Bashkuara, Izraeli dhe shtetet totalitare të rajonit, të cilët pretendojnë se po mbështesin të drejtat e popullit iranian, në të vërtetë nuk kanë njohuri të vërtetë mbi popullin iranian. “Armiqtë tanë, veçanërisht ata që nuk kanë bazë popullore në vendet e tyre dhe nuk janë zgjedhur nga populli, në ditët e fundit kanë pohuar se po mbështesin popullin tonë dhe të drejtat e popullit tonë “, tha ai të dielën. “Regjimi okupator sionist, regjimet totalitare në rajon dhe SHBA po i projektojnë me zell skena të caktuara në mendjet e tyre të prishura, sikur diçka po ndodh në Iran”, tha Rahmani Fazli. “Ata nuk e kanë njohur popullin iranian” shtoi ai.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne