SHBA akuzohet për transferimin e komandantëve të ISIS-it

Shtetet e Bashkuara akuzohen për transferimin e komandantëve të Shtetit Islamik nga provinca lindore e Deir al-Zour-it në zonat e Hasakah-it, krahinë verilindore e vendit.

Sipas një raporti të lajmeve të qeverisë siriane, helikopterët e ShBA-së u panë tek largoheshin nga një zonë në veri të Deir al-Zour-it duke transportuar drejtuesit e Shtetit Islamik të cilët iu dorëzuan Forcave Demokratike Siriane të mbështetura nga ShBA-ja.

Po i njëjti raport njofton se ky nuk është transferimi i parë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i bëjnë krerëve të Shtetit Islamik, duke pohuar se në fillim të këtij muaji, helikopterët e ShBA-së transferuan 47 udhëheqës militantë në të njëjtën zonë në Hasakah.

Në raport thuhet se udhëheqësit e Shtetit Islamik gjithashtu u mjekuan nga “Mjekët pa Kufij”.

Kjo është një ndër deklaratat e fundit të bëra nga qeveria siriane se Uashingtoni po mbështet Shtetin Islamik në Sirinë lindore.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne