Duhet lexuar: Konservatorët kanadezë festojnë fitoren në Evropë të qeverisë me potencial “neo-nazist”

Partitë e krahut të djathtë në të gjithë Evropën po fitojnë vrull dhe forcë duke u zotuar se do sulmojne emigrantët dhe refugjatët e vendeve të shkatërruara nga lufta.

Austria është vetëm viktima e fundit, pasi votuesit e saj zgjodhën Partinë Popullore të 31-vjeçarit Sebastian Kurz si zgjedhjen e tyre të preferuar në zgjedhjet e fundit legjislative. Kjo është hera e parë në historinë e kohëve të fundit që një parti e ekstremit të djathtë në Austri fiton më shumë vende në parlament.

Për të formuar qeverinë, shumë po spekullojnë se Kurz do të bëjë një marrëveshje me një parti ekstremiste të themeluar nga një njeri që Guardian e përshkroi me “pikpamje neo-naziste”:

Politikani i lindur në Vienë ndoshta do të jetë i angazhuar me formimin qeverinë se ardhshme duke bërë koalicion me FPO, një parti e ekstremit të djathtë e themeluar nga një ish-funksionar nazist dhe anëtar i SS pas luftës së dytë botërore.

The Guardian thotë: Konservatori Sebastian Kurz në rrugën e duhur për t’u bërë udhëheqësi i ardhshëm i Austrisë.

Ndërsa shumica e botës i shikon këto zhvillime me tmerr, Partia Konservatore e Kanadasë vendosi të festojë kthesën shqetësuese të ngjarjeve. Stephen Harper citoi në Twitter: Urime mikut tim Sebastian Kurz për fitoren e tij të zgjedhjeve në Austri këtë javë!

Kjo është e drejtë. Ish-Kryeministri Stephen Harper përgëzoi “mikun e tij të mirë” për fitoren dhe ngritjen potenciale të partisë neo-naziste në pushtet.

Por ai nuk ishte i vetmi. Kandidati famëkeq i Partisë Konservatore të Albertas dhe njëkohesisht anti-LGBTQ, Jason Kenney është gjithashtu mik i ngushtë i Kurz dhe nxitoi për ta përgëzuar atë për fitoren e tij:

Urime mikut tim Sebastian Kurz për zgjedhjen kancelar i Austrisë. Ai është një mik i mirë i Kanadasë.

Një parti e ekstremit të djathtë që bashkon forcat me neonazistët për të marrë pushtetin – Këta janë “miqtë e mirë” të Kanadasë? Jo faleminderit.

Ashtu si republikanët e Donald Trump, Partia Konservatore e Kanadasë gjithnjë e më shumë po përqafon nacionalizmin e bardhë të ekstremit të djathtë për të fituar zgjedhjet.

Në vitin 2015, Stephen Harper ndërmori një fushatë për krijimin e një “praktike kulturore barbare telefonike hotline” në një përpjekje (të dështuar) për të mbjellë urrejtje ndaj minoriteteve dhe per te krijuat ndarje që do ta ndihmonin atë të fitonte zgjedhjet.

Kohët e fundit, Partia Konservatore e Andrew Scheer ka përqafuar Median Rebele, një media radikale e krahut të djathtë që u përball me kritika intensive që kur gazetarët e saj shprehën simpati për nacionalistët e bardhë dhe prodhuan video të titulluara si “Pse i urrej hebrenjtë”. Scheer u shfaq edhe disa herë në Median Rebele në një përpjekje për të rritur mbështetjen e tyre.

Në një lëvizje që forcoi fort aleancën e tij me të djathtën ekstreme, Scheer kohët e fundit punësoi një ish-drejtor të Medias Rebel si menaxher i fushatës së Partisë Konservatore.

Nacionalizmi i ekstremit të djathtë po ngrihet anembanë botës, duhet të kujtojmë se Kanadaja nuk është imune. Ajo mbetet e gatshme t’i kundërvihet këtyre forcave të urrejtjes në çdo hap./ Gazeta Impakt

burimi:north99

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne