Duka dhe Dako sherr në TV: Gjush Betoni! Ke blerë partinë!

Kreu i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako ka shpërthyer në akuza ndaj ish ministrit të Bujqësisë Agron Duka, pasi ky i fundit tha se përmbytjet janë shkaktuar për shkak të mos investimeve të bashkisë dhe ndërtimeve pa kriter.

Në një lidhje telefonike për emisionin ‘Studio e Hapur’ në News24, Dako akuzoi Agron Dukën se nuk ka bërë asnjë investim në Durrës kur ka qenë ministër bujqësie, ndërsa Duka e quajti kryebashkiakun ‘Vangjush betoni’. Dako e cilësoi Dukën një njeri pa bosht politik dhe moral.

DEBATI:

Dako: Duka nuk ka bërë asgjë kur ka qenë ministër bujqësie. Asnjë kanal nuk ka pastruar. Ky njeri nuk ka moral se thotë këtej dua Edi Ramën këtej nuk më pëlqen. Mendon se vetëm ky është politikan në Durrës dhe është një njeri i dështuar. Ky ka humbur gjithmonë në Durrës dhe vjen këtu dhe dërdëllit se ka 5 vjet që bën të njëjtën gjë. Ky ka biznes në Durrës dhe nuk ka bërë asnjë investim. Nuk e kuptoj që një njeri nga Durrësi të shajë Durrësin dhe veprat që janë bërë. S’ke bosht ideologjik dhe moral. Do të nxjerrë mllef dhe mendon se vetëm ku është politikan. Është njeri i falimentuar. S’ka fituar kurrë një palë zgjedhje. Një palë zgjidhje i mori duke vjedhur. Fitoi me mbështetjen e PD. Vjen në studion e emisionit dhe shan pa pikën e turpit.

Duka: Dëgjo nuk kam sharë. (qesh) Skam mllef. E more personale. Ti ke edukatën për moshën.

Dako: Del në tv dhe shan s’të vjen pikë turpi. Dil po të kishte takat.

Duka: S’ma mban të dal në votim me ty, se ti votat i vjedh. Mos i merr personale. Ne jemi mbledh për përmbytjet në Durrës

Dako: Po ti ça përmbytje, ti del e shan.

Duka: Mos bërtit. Mos kalo në ofeza. Nëse do të ballafaqohesh, mund të vish në një studio televizive.

Dako: Po ti ke 5 vite që bërtet në televizion.

Duka: Unë kam parti të vogël.

Dako: Ça partie ke ti mo, ti e ke blerë partinë.

Duka: Po deshe dil përballë meje në një perballje.

Dako: Mendon se unë kam frikë të përballem me ty?

Duka: Ke frikë të përballesh me abuzime Të thërrasin Vangjush Betoni, jo Vangjush Dako.

Dako: Ti nuk di se çfarë je, s’ke një bosht.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne