Debatoi ashpër me Berishën në emision, gazetari Artan Hoxha largoi familjen nga Tirana

Gazetari Artan Hoxha ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Vila 24”. Ndër të tjera ai ka folur edhe në lidhje me debatin e ashpër që pati me ish-kryeministrin Sali Berisha në emisionin “Studio e Hapur”. Hoxha u shpreh se pas atij debati ishte i frikësuar për failjen e tij. Ai tregoi se menjëherë kishte larguar nga Tirana fëmijët dhe bashkëshorten, ndërsa prindërit e tij e kishin përjetuar keq debatin.

“Pas debatit që pata me Berishën e largova famijen nga Tirana. Ndërkohë më marrin nga qyteti i lindjes në tel nga Çorovoda, prinderit i kam atje dhe nëna kishte përfunduar në spital pas përplasjes. Babi im që i ka kaluar të 70-tat më merrte në telefon dhe më thoshte bëj kujdes. Motra po ashtu, edhe vëllai që kam emigrant jashtë”, rrëfeu Hoxha.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne