Shqiperia

Tragjike/ 9-vjeçari vret motrën me pistoletë për një video-lojë

Një ngjarje tejet e rëndë dhe e paprecedencë ka ndodhur në Mississippi të SHBA-ve. Një djalë 9 vjeç ka vrarë me pistolete motrën e tij, 13 vjeçe pas një sherri për lojën playstation.

Sipas policisë, 9-vjeçari ka qëlluar për vdekje me pistoletë të motrën e tij pasditen e së shtunës pasi ajo nuk i jepte te levën e vidolojës. I mituri e qëlloi të motrën nga pas duke i shkaktuar plagë në tru, raporton BBC.

Ndërsa, një sherif tha se dielën vajza, Dijonae White, kishte vdekur në Spitalin e Memphis, teksa mbetet ende enigmë se ku e kishte marrë fëmija armën.

Po ashtu nuk dihen ende pasojat me të cilat 9-vjeçari do të përballet.

“Ai është vetëm 9 vjeç”, tha sherifi Cecil Cantrell, duke shtuar: “Supozoj se diçka të tillë e ka parë në videolojëra ose në TV. Nuk e di nëse ai e dinte ekzaktësisht çfarë do të shkaktonte. Nuk mund të përgjigjem. Ajo që di është se kjo është tragjedi.”

Nëna e tyre, identiteti i së cilës nuk është bërë i ditur, ishte në një tjetër dhomë duke ushqyer fëmijët e tjerë në vaktin e drekës, në kohën e incidentit.

Sherifi tha se kjo ishte një situatë krejt e re për ta, pasi ata kurrë nuk ishin marrë me një krim të tillë të shkaktuar nga një 9-vjeçar.

OPINIONE