Dule: I vetmi problem mes Greqisë dhe Shqipërisë është Rama

Kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule në ceremoninë e përvitshme pranë varrezave greke në fshatin Boboshticës të Korçës, thotë se marrëdhëniet midis shqiptarëve dhe grekëve janë në nivelet më të larta, por problemi sipas tij është kryeministri Edi Rama.

Dule: Duhet te jemi te qete dhe krenare për marrëdhëniet qe kemi ngritur ne boshtin e tyre mes 2 popujve. Janë marrëdhënie ne nivelin me te larte. Nese ka nje problem midis vendit tone dhe Greqisë fatkeqësisht ai është vetëm kryeministri i vendit Edi Rama i cili nuk i shërben axhendes tradicionale te marrëdhënieve midis dy vendeve por kërkon të imponoje një axhende që është ne diskonkordance te plotë me ndjenjat dhe dëshirat e popullit shqiptar.

I shërben vetëm agjendës personale dhe ambicies se zotit Rama. Kur popujt kane gjetur zgjidhjen, nuk ka lidership qe mund te dalin mbi te. Është një parantezë e zotit Rama me hijet e tij. Kalimtare do të jetë.

I pyetur për akuzat ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, Dule u shprehet se ato janë vetëm maja e ajsbergut.

Dule: Jemi duke pare vetëm majën e ajsbergut. Kanabizimi i vendit qe e denonconim edhe me disa kolege te tjerë është përtej asaj qe edhe ne mendonim se mund te ishte. Me sa duket ishte një projekt kultivimi masiv dhe intensiv dhe kjo nuk mund te behet me përgjegjësinë e një ministri.

Kjo ka përgjegjës kryesor politik moral vete kryeministrin Rama i cili ka vene ne rrezik jo vetëm imazhin ndërkombëtar të vendit por edhe shoqërinë familjen e individin. E vetmja rruge mbetet karthasisi i plote i te gjitha sferave dhe vetëm ai mund ta çlirojë vendin. /Ora news.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne