Durrës, boja e gishtit fshihet për 5 minuta, presione brenda qendrave të votimit

Procesi i votimit për zgjedhjet parlamenare ka rreth tre orë që ka nisur dhe janë shfaqur rastet e para problematike me bojën e gishtit. Në shkozet të Durrësit rasportohet se stilolapsat dhe bojë-tushat që bëjnë shenjën në gisht pasi ke votuar janë tharë. Në shkollën e Re Kënetë, ka raportime që bojë-tushi nuk shenjon në gisht. Po ashtu edhe në lagjen 18 dhe shkolla Jan Kukuzel, pesë minuta pas votimit është hequr boja nga gishti. Raste të tilla raportohen pothuajse në çdo lagje të durrësit.

Ndërkohë, mësohet se në Shijak Pjezë, 4 rrugët e Shijakut dhe Shijak po futen makina të blinduara në qendrat e votimit. Policia është njoftuar për këto ndodhi, por nuk ka patur asnjë reagim.

Raportet gjithashtu se Gent Ibrahimi, kushuriri i kryetarit të PS Ishëm Sulejman Ibrahimi, ka ushtruar presone të drejpërdrejta brenda qendrës së votimit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne