“Dy avionë ushtarakë të Armenisë dje u përplasën me një mal”

Zyra e presidentit të Azerbajxhanit tha se dy avionë ushtarakë të Armenisë u shkatërruan dje pasi u përplasën me një mal.

Përfaqësuesi i Zyrës së presidentit të Azerbajxhanit, Hikmet Haciyev tha se të dy avionët armenë Su-25 goditën një kodër dhe shpërthyen ndërsa autoritetet armene nuk i japin informacione të sakta opinionit.

“Pretendimet se avioni ushtarak turk F-16 rrëzoi avionët armenë janë dezinformim armen dhe marrëzi të plota”, tha Haciyev.

Ai gjithashtu tha se do të ishte më mirë që autoritetet armene t’i zbulonin popullit të tyre se çfarë ndodhi me avionët dhe pilotët e tyre sesa të merren me dezinformata dhe akuza ndaj të tjerëve./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne